Iu bë atentat para 2 ditësh, ndërron dëshminë biznesmeni Lulëzim Masha: Dikush më vëzhgonte prej ditësh! Vrasja e kryer nga i vëllai në fokus të hetimeve

Biznesmeni Lulëzim Masha nuk i ka qëndruar deklarimeve të fillimit pasi makina e tij ML u qëllua me pistoletë në afërsi të Liqenit të Thatë në Tiranë ditën e martë. I rimarrë sërish në pyetje nga hetuesit, 63-vjeçari është shprehur se prej disa kohësh kishte vërejtur një të ri që e vëzhgonte që në ambientet e shkollës “Wilson” ku ai vetë administron.

Sipas tij nuk i ka kushtuar shumë rëndësi pasi për shkak të mungesës së konflikteve, nuk e ka konsideruar si ndonjë problem. Masha ka dhënë detaje të pamjes së të riut para grupit hetimor, ndërsa sipas tij personi që ka qëlluar kur ai ishte në lëvizje me makinën e tij, kishte ngjashmëri me atë që e ka vëzhguar tek shkolla.

Një person me mjekër rreth të 30-ave, pak esmer dhe me kapele. Në mesin e shumë të pyeturve në lidhje me ngjarjen është edhe i vëllai, Fatmir Masha, i cili rezulton i dënuar me 15 vite burg për vrasje. Për këtë shkak, hetuesit kanë dyshime se ngjarjet mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe gjithçka të ketë ndodhur për hakmarrje.

Aktualisht, personi që ka qëlluar me armë nuk është identifikuar akoma, ndërsa në fokus vijojnë të jenë kamerat e sigurisë rreth e përqark Liqenit Artificial, nga ku është larguar. Në dëshminë e fillimit, Lulëzim Masha pretendoi se ishin dy të rinj që po ziheshin me njëri-tjetrin dhe plumbat e kapën mjetin e tij rastësissht dhe nuk e njihte.

“Nuk e njihja autorin ishte i moshës 25-vjeç, qëlloi dhe u largua, ishte ezmer dhe me mjekër. Aty po ziheshin nja dy tre çuna të rinj, po kaloja aty se shkoj për punë. Kur dëgjoj armë bam-bam. Hap krahun unë dhe shoh se dy plumba kishin marrë dhe makinën time. S’isha unë objektivi”, tha Masha në një prononcim për Report Tv.

M.Q./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/01/2022 01:42

    Shume prite per te nderuar deshmine,nuk e kupton qe behet fjale per jeten tende!

    Përgjigju
  • Xhixhi: 20/01/2022 14:29

    Une the qe ketyre qe nuk bashkepunojne me drejtesine dhe mashtrojne te mos merren ne mbrojtje.

    Përgjigju
    • Taulant: 20/01/2022 16:35

      Une qofsha gabuar, por them se eshte ndonje inskenim i vete ketij personit per ndonje hall tjeter me madhor. Po te kete qene me makine autori do e kishin kapur kamerat ne hyrje dhe dalje te parkut, gjithesesi mbetet per t'u pare.

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot