Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Itali

Itali-Një shqiptar 29-vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi i gjetën në makinë 16 kilogramë kokainë.Ngjarja ka ndodhur në zonën Ponte San Giovanni, Peruxhia.

Teksa oficerët po kryenin kontrolle në territor pikasën një automjet i cili po ecte me shpejtësi. Shoferi dukej mjaft nervoz dhe i shqetësuar ndaj kjo bëri që ata të kryenin një kontroll në makinën e tij, shkruan Ansa.

Në fund të bagazhit policia gjetën të fshehura 15 pako me lëndë narkotike kokainë. I riu pa precedentë penalë të mëparshëm akuzohet për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike për qëllime shitjeje.

Me urdhër të prokurorit publik, ai u mbajt në burgun Perugia-Capanne, në pritje të seancës së vlefshmërisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur