Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë, pasi konsiderohej si një person që paraqet rrezikshmëri për shoqërinë.
Ylli Dalanaj, banues në Sarandë ra në prangat e policisë, pas një kontrolli që policia ushtroi në mjetin e tij, ku iu konstatuan një armë zjarri “TT” dhe një krëhër me pesë fishekë.
Gjithashtu Dalanaj posedonte dhe një sasi prej 3.5 gramë lëndë narkotike, cannabis sattiva.
Policia e Sarandës bën me dije se arma e zjarrit, lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com
/Shqiptarja.com