Gjeti arsenal armësh në 'Kështjellën' e Ervis Martinajt dhe xhaxhallarëve të tij, policia asnjë të shoqëruar pas operacionit të djeshëm të RENEA-s

Policia e Shtetit nuk ka shoqëruar apo arrestuar asnjë person lidhur me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municionit luftarak të hënën në Fushë Kuqe, në banesat e Ervis Martinajt dhe dy xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinajt, në kontrollet që zgjatën për rreth 5 orë.

Mësohet se armët e municionet u zbuluan të futura në kosheret e bletëve në një ambient të përbashkët të familjes Martinaj. Burimet për gazetarin e Report Tv Sokol Dema, bëjnë me dije se dy xhaxhallarët e të shumëkërkuarit ndodheshin prezent, por për arsye të paqarta nuk dihet se përse nuk janë shoqëruar për t'u marrë në pyetje, duke qenë se brenda në banesa janë gjetur familjarë të Martinajve. Burime nga organi i akuzës në Kurbin shprehen se urdhri është dhënë për kontrolle të befasishme, dhe se është kompetencë e policisë për të kryer veprime të mëtejshme në lidhje me sendet e jashtëligjshme të gjetura.

Përveç armëmbajtjes pa leje, në rastin konkret është edhe vepra penale e përvetësimit të simboleve të Policisë së Shtetit. Armët e gjetura janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, teksa dyshimet janë për përdorim të tyre në ngjarje të tjera kriminale. Përveç tentativës për të kuptuar mbi përdorimin e armëve, policia do të verifikoj edhe maskat e gjetura, tek të cilat mund të gjenden gjurmë gishtash.

Afro 5 muaj nga zhdukja e mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, forcat RENEA dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë zbarkuan për herë të parë në Fushë-Kuqe në një kështjellë, ku banon familja e tij dhe xhaxhallarët dhe kryen kontrolle që zgjatën për rreth 5 orë. RENEA dhe FNSH u futën brenda banesës së Martinajt, e cila ndodhet rreth 200 metra larg fshatit Fushë Kuqe. Kontrolli ishte me vendim të gjykatës në funksion të hetimeve që po kryhen për zhdukjen e Ervis Martinajt, por edhe për ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në këtë zonë.

Çfarë u gjet në shtëpinë e Ervis Martinajt dhe 2 xhaxhallarëve të tij Faik dhe Rakip Martinajt
U gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri automatike, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda, 85 predha eksplozive, 1 thikë bajonetë, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë, 11 kapele policie, 2 radio policie, fenelina policie, maskë gome për fytyrën dhe dokumente të ndryshme. 

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet pë zhdukjen e tij duke thënë se janë në rrugë të mbarë

Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Dumani ka thënë se Martinaj ka qenë i gatshëm të paguante 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles. Vetë Nuredin Dumani ka thënë se ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për ta vrarë, ka rënë dakord që Ervisi të jepte për vrasjen e Indritit shumën prej 500 000 Euro dhe se ka marrë paradhënie shumën prej 100 000 Euro. Kujtojmë se Indri Dokle ka qenë numri 2 i Bandës së Durrësit dhe është i dënuar për “Krijim i organizatës kriminale”, “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të organizatës kriminale.

Nga hetimet që po kryhen për zhdukjen e Martinajt është lënë në burg një efektiv policie Jeton Lami, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar edhe nga Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e Lezhës. 

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:32
Pse nuk u shoqërua asnjë nga Martinajt pasi u kapën me arsenal armësh, ministri Manja: Përgjegjës për policinë është Bledi Çuçi

 

Pse nuk pati asnjë të shoqëruar pasi në ‘Kështjellën’ e familjes Martinaj u gjet arsenal armësh dhe a kanë frikë institucionet nga ‘legjenda’ e Ervis Martinajt? Kësaj pyetje të bërë nga gazetarët ministri i Drejtësisë Ulsi Manja nuk iu përgjigj sot duke thënë se ministri përgjegjës për këtë është ai i Brendshëm Bledi Çuçi.

“Unë jam ministër i Drejtësisë i Qeverisë Rama dhe besoj fort në ndarjen e pushteteve dhe me këtë ccështje po merret policia dhe institucionet përgjegjëse. Edhe për Policinë ka një ministër përgjegjës dhe ai Bledi Çuçi”, tha Manja.

Ora 11:14
U gjendën armë e municion luftarak në shtëpinë e tij, si e paralajmëroi Ervis Martinaj familjen para se të zhdukej: Kujdes, do ketë kontrolle

‘Kujdes se do të ketë kontrolle’, ka qenë mesazhi i fundit që familjarët e Ervis Martinajt kanë thënë në polici se kanë marrë nga njerëzit që i rrinë shumë afër atij.

Duke risjellë në kujtesë këtë deklaratë të tyre, mesa duket Martinaj i ka paralajmëruar familjarët për kontrollin e banesës së tij një dite më parë në Fushë Kuqe, ku u gjetën armë dhe municion luftarak.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/12/2022 00:40

    Besoj se jane lene te lire qe te japin mesazhin e rradhes:-/Na i gjeten!/

    Përgjigju
  • Kirasjani: 27/12/2022 15:38

    I kan arrestu edhe do mirditore hajna qe jane miq me ta, Kacorte. Edhe armt ja hoqen e kush nuk mundet me i ndihmu se vriten. Kane kerku gjakun te Edi Rama e Visit i ka pas hy vetja ne qejf e korri pasoajt

    Përgjigju
    • arkitekti: 27/12/2022 17:20

      Vazhduan parazitat e internetit me kriju telenovela jo ky jo ai. Shyqyr qe lejohen komentet ketu e te kaloni kohen ju qe skeni ca beni, njerez te deshtuar. Na mbytet me historira kalamajsh.

    • Rus: 27/12/2022 17:19

      Nje njeri me mend ne koke nuk thote ma ka gjakun borxh edi .. Por ske bythe, normal do futesh politiken Se e dine shume mire kush ja ka vra, po sju intereson Se i shkrin me keq se i kane bo, dhe fls kodra pas bregut.. Politika ska lidhje, kto jane te vetat ta mbajne hasmin, Ti lane fjalet por te merren me hallet e veta, Se po permende emra te humb emri..

  • filozof: 27/12/2022 14:38

    Kuriozitet, si ka qene si njeri ky Ervisi? Duhet te kesh tipare lideri, karizem, trimeri, i pameshirshem, i frikshem etj qe te arrish te mbash pas vetes gjith shtetin dhe nje shpure me njerez (pervec lekut patjeter), dmth mendoj qe kalon pertej mundesive financiare qe ai ka pasur. Jo domosdoshmerisht i kane qendruar besnike afer per leke.

    Përgjigju
    • Yui: 27/12/2022 14:53

      Hahahahahahha ja dhe shqiptari mesatar qe i ka idhull njerez te tille.

  • Beni: 27/12/2022 14:03

    Mire qe e vrane e zhduken, por po e sulmojne me e degjeneru si familje dhe si fis me keq se haklajt! Mos u cuditni kur te shikoni ndonje gje me ekstreme me familjaret dhe banesat e tyre.. se pabesia i ka kto, dhe njifen mire gjate viteve sa pabesira kane be me shoke e miq! Ne politike dhe ne mafje sma miqesi dhe shoqeri Ka vetem marreveshje momentale.. Por momentin eshte ti sulen martinajt me ca ka.. ta groposin Ti shkatrrojne cdo pasuri e ca ka ndertu deri sot, Me pas do hane njeri tjetrin po kto qe sot jane bashke! Ai visi sishte askush, beri nje gabim qe te gjithe e dine, i mori koka ere Desh te sundonte mbi te fortet e hershem, por i doli jashte kontrolli Se skishte njeri pas ta mbeshteste, ishte 1 kundra 10 kapove.. Dhe ato qe duket sikur e kane mbeshtet, thjeshte kane perfitu nga ai I kane thith leket por sic i moren leket iken dhe vete per dhjam qeni, Nuk gezuan gje nga intrigat qe bene! Pas kokes se visit ska me kush te interesohet Se te gjithe per interes ju lepinin, keshtu qe mos te ken merak Se ska kush ja merr as hakun, 2 pleq dhe 4 gra kane ngel! Te tjeret bejne thjesht intriga rrjetesh sociale, se ne te vertete ai ska me Askend, dhe 2-3 vete qe mund te kene sado pak detyrim Jane ne burg dhe jasht ne drejtim pa ditur duke e lene ne heshtje Se skane me fuqi..

    Përgjigju
    • vvvvvvvv: 27/12/2022 14:12

      Shkurt Visi i ka arrit te gjitha vete dhe te gjithe i ka mbajt ai vete. Keq me vjen sepse nuk jane me te mire keto tjeret, madje jane monstrat me te rrezikshme. Uroj te jete gjalle!

    • Visi: 27/12/2022 14:10

      Visi ishte si ato cunat e llastum Nje adoleshent me lek qe si mjaftonte pasuria Donte dhe fame dhe rolin e bad boy Por qe eshte nje skeme prej injorantesh Sic bejne djemt e shume ministrave deputeteve E biznesmeneve , dhe cuna e goca duan te bien ne sy Si mjafton pasuria sdua te rrine ne qetsi!!! Qenia njerzore qenka shume e cuditshme e pa tru.

  • Klajdi: 27/12/2022 12:20

    Nuk e kuptoj si mundet qe te behen 10 atentate, te vriten 10-15 vete e shteti te beje gjoja sikur nuk shikon…e ti sulet viktimes!!! Ne vend qe te nxjerrin kush po ben atentate e kush po vret merren e lagu se lagu martinaj. Nuk e dija qe dhe policia merret me telenovela. Zot na ruaj ca shteti!

    Përgjigju
  • Arkitekti: 27/12/2022 11:31

    I kane vrare 15 vete dhe prap shteti vazhdon godet familjen e martinajt. Pse nuk permend njeri bandat kundershtare qe kane ekzekutuar 15 vete per 3-4 vite?! Ku eshte shteti ketu? Duket qe shteti dhe bandat jane ne te njejten ane godasin vetem familjen martinaj.

    Përgjigju
  • Anonim: 27/12/2022 11:16

    NUK I ARRESTOJN SE JAN KRIMINEL VIPA SI RRAC E NDYR , OSE POLICIA I LE NE HESHTJE SA TE MBAROJN MISIONIN PER GJETJEN E TYRE , ATA MUND TE THON PER AEMET SE DIM I KAN LEN CUNAT , FAMILJE KRIMINELESH .

    Përgjigju
    • Edi: 27/12/2022 18:59

      Gjynaf

    • Nipat e Slobodankes: 27/12/2022 15:26

      Kjo mjafton te dish se kush eshte familja Martinaj

    • shoku: 27/12/2022 13:10

      Jane te arsimuar me shkolle te larte,dy motrat e Visit ai vete dhe babai kane mbaruar ekonomikun,nuk ka vrare asnjeri me doren e tij, ai erdhi nga Italia kur mbaroi studimet dhe ju fut biznesit.Perplasja e pare erdhi kur ortaku I tij Elvis Doci shok I ngushte I Sajmir Tahirit I beri golin duke ja shitur makinetat dhe pastaj mbyllen kazinot me qeverine Rama,Visi pastaj eleminoi Docin per ate qe I beri.

    • kush i njeh?: 27/12/2022 12:02

      A eshte dikush ketu ne komente qe i njeh? shume vete thone qe jane familje e arsimuar e mire. Po Ervisin e ka njohur dikush live? A ishte kriminel vertete si natyre apo u detyrua te vetmbrohet dhe rrjedhimisht perfundon ne krim kur te duhet te mbrosh pasurine sidomos ne Shqiperi. Pervec se ne bllok si djal me lek para 5-6 vitesh nuk e kam degjuar te permende si kapo krimi!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë