Iu infektua i biri 4 muajsh me koronavirus, mesazhi i shqiptarit nga Italia: Ju shpëton vetëm karantina

Mes të prekurve me koronavirus në Itali për fat të keq është edhe një foshnje 4 muajshe e një familje shqiptare që jeton në shtetin fqinj, në Codogno, qyteti i pacientit zero. Babai i fëmijës, Luan Sulejmani në një lidhje me Skype nga Italia për emisionin Repolitix tha se foshnja është në gjendje të mirë pas mjekimit që mori në spital, ndërsa kishte një apel për shqiptarët.

"Para disa ditësh, fëmija kishte temperaturë. Mora ambulancën e cila erdhi me vonesë. Doli që djali kishte koronavirus. Unë jetoj në pallatin ku është zbuluar pacienti i parë në Itali. Nuk kemi qenë kontakt të drejtpërdrejt me të, por në ashensor, etj dhe dikush e ka marrë dhe transmetuar. Në Itali deri tani nëse një person nuk ka simptoma nuk të bëjnë tamponet, duhet të jesh shumë rëndë.

Djalit ia bënë se ishte 4 muaj dhe dyshuan. Djali pas 5 ditësh është më mirë, ka bërë kurën e duhur. Kam edhe një vajzë, edhe ajo është mirë deri tani dhe ne si familje kemi qenë mirë. Mos u panikoni, por karantina kryen punë. Ka funksionuar. Qyteti im ku u shpërnda koronaviursi nuk ka më pacientë, funksion karantina" tha ai.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 18/03/2020 07:19

    Karantina te ben pune por edhe ambulanca, spitali dhe kura e duhur kane bere te veten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit