
Islam Sefa, të cilit i është komunikuar masa e arrestit në burg, u arrestua në korrik të vitit 2024 në një lokal afër SPAK për trafik droge. Ai po priste një avokat kur agjentët e BKH-së ndërhynë për t'i vënë prangat në lokalin rreth 100 metra nga godina e Prokurorisë së Posaçme.
SPAK e akuzon atë si drejtuesin dhe financuesin të një grupo të trafikut të drogës në Gjermani në vlerën e 3.3 mln eurove. Organi i akuzës odentifikoi 12 anëtarë të grupit, 8 shqiptarë dhe 4 gjermanë.
Sipas SPAK, grupi i drejtuar nga Sefa, gjatë viteve 2020-2021, kishte trafikuar në Gjermani në disa episode, sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit marijuanë. Sasia e lëndës narkotike sigurohej kryesisht nga Shqipëria dhe Spanja, e cila pasi futej në territorin gjerman, tregëtohej në rajonin Ëolfsburg-ut, Magdeburg-ut, si dhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Islam Sefa është vëllai i Bujar Sefës, i cili më 1 korrik 2024 u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.Sipas GJKKO-së ai ishte një nga drejtuesit e dy grupeve kriminale që kultivonin parcela me bimë narkotike në disa zona të Bashkisë Krujë, konkretisht Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën.
Lajmi kryesor:
SPAK godet grupet e trafikut të drogës në Fushë-Krujë, lëshohen 14 masa sigurie! 7 në pranga, mes tyre edhe djali i ish-deputetit të PS Rrahman Rraja (EMRAT)










