Mereme Sela, e cila aplikoi sot për kandidate për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 23 majit, është shprehur se është shtyrë që të futet në këtë garë, si rrjedhojë e kontributit të madh që ajo pretendon se ka dhënë për komunitetin, kryesisht në fushën e mjekësisë (pasi me profesion është mjeke).
Komentet Sela i bëri në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se i plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e garës për kreun e PD-së.
Sela shtoi po ashtu se kishte qenë pjesë e Primareve të 2025 në PD, teksa kritikoi këtë proces, duke u shprehur se në atë kohë partia ishte thuajse inekzistente.
Më tej Sela tha se kishte ngritur shumë shqetësime në PD për mbarëvajtjen e punës në këtë parti, por edhe për shqetësimet e qytetarëve, por sipas saj, nuk ishte kontaktuar nga askush nga kupola drejtuese, për zgjidhjen e problemeve.
“Unë jam 58-vjeçe dhe kam një karrierë 37-vjeçare në mjekësi. Duke parë për një komb, 3 shtyllat kryesore, shëndeti, arsimi, ekonomia, për të pasur familje dhe fëmijë, këto janë bazat kryesore të programit që unë kam përgatitur, që do ta paraqes pasi të zyrtarizohet kandidatura. Këto janë arsyet bazë që mua më kanë shtyrë që të jem kandidate për kryetare të PDSH. Kam që nga 2014 anëtare e PD-së. Të gjitha kriteret e shfaqura, i plotësoj. Kriterin e kontributit politik në politikë dhe jetën shoqërore e komunitare, e plotësoj më së miri. Unë s’kam mbajtur poste të larta në drejtimin politik të PD-së, pasi i gjithë komuniteti i Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës, e dinë kontributin që kam unë për gjithë komunitetin në mjekësi.
Poste drejtuese nuk më janë dhënë. Në primaret e 2025 isha një ndër kandidatet dhe nuk mbeta shumë e kënaqur. Ishte një gjë që anëtarësia nuk e dinte dhe listat e anëtarësisë nuk ishin prezentë. Të paktën flas për rrethin e Krujës, ishte një PD inekzistente. I kam shprehur të gjitha shqetësimet, por nuk kam pasur asnjë kontakt qoftë edhe për të bashkëpunuar për të mirën e partisë, të qytetarëve dhe komunitetit. Duke qenë një frymë e re në drejtim, një frymë e re që ka një impakt pozitiv për të gjithë komunitetin e qarkut, për qendrën spitalore, për Fushë-Krujën dhe Krujën, por absolutisht, sidomos pas pandemisë Covid 19, shërbimi shëndetësor i mjekëve ishte përtej kufirit. Këto janë arsyet që më kanë shtyrë. Mendoj se duke qenë femër, me vite karriere, si dhe duke ditur gjithçka çalon në këto 3 shtylla kryesore, unë mendoj se jam personi më i duhur”, tha mes të tjerash Sela.
Teksa u pyet nëse gara ishte e paracaktuar për të favorizuar Sali Berishën, Mereme Sela tha se nuk kishte kritika dhe se nuk donte të luftonte me askënd. Ajo shtoi se ishte natyre e buzëqeshur dhe e paqtë.
“Meqënëse përflitet se duhet një figurë e re, pa probleme me askënd dhe impakt pozitiv, mendoj se jam e duhura. Unë për doktorin kam respekt, e kam pasur profesor. Unë jam konsumuar vetëm në shëndetin publik për popullin, por nuk jam e konsumuar në jetën politike. Zëre se kandidon një studente me profesorin. Aplikimin e kam marrë vesh dje, për kriteret. Bëra të gjithë dokumentat që duheshin dhe i dorëzova. Unë jam një njeri i buzëqeshur dhe i paqtë, nuk jam për të luftuar me asnjë. Luftën e ka bërë Skënderbeu, ka mbaruar punë”, vijoi më tej Sela.
Mereme Sela, të cilës iu pranua aplikimi për kandidate për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 23 majit (pavarësisht se kandidatura nuk është zyrtarizuar ende), ka deklaruar se nëse një ditë do të arrinte të bëhej kryeministre, Sali Berishën nuk do ta emëronte ministër
Komentet Sela i bëri në emisionin ‘Flontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, teksa u pyet nga juristi Kreshnik Spahiu, mbi vendimet që do të ndërmerrte nëse do të zgjidhej në krye të PD-së dhe më pas kryeministre.
Kreshnik Spahiu: A do e bënit Sali Berishën ministër apo zv.ministër nëse bëheni kryeministre?
Mereme Sela: Nëse do bëhem kryetare e PD-së, patjetër i takon të jem edhe kryeministrja. Mendoj se do të jetë risi edhe për Shqipërinë. Por ministra e deputetë, po flasim për frymë të re.
Kreshnik Spahiu: Kështu që më mirë djem dhe vajza të reja në vend të Berishës?
Mereme Sela: Patjetër që figura të reja, me gjithë respektin për doktorin, për profesorin.
Kreshnik Spahiu: Kështu që më mirë nivel zv.ministri apo drejtori, që mos të mbëtet pa gjë.
Komente











