LEZHË- Katër pushues, të cilëve iu prish skafi në det të hapur, janë arritur të shpëtohen. Ngjarja është regjistruar në detin e Kune Vain, teksa pushuesit kanë konstatuar se skafi i tyre kishte pësuar një defet teknik dhe nuk lëvizte. Menjëherë ata kanë marrë në telefon policinë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg të detit.
Sipas Policisë, skafi ndodhej rreth 1.3 milje larg bregut dhe ishte në një zonë të vështirë për ta lëvizur, por efektivët kanë bërë të mundur tërheqjen e skafit duke e nxjerrë atë në breg. Katër pushuesit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
“Gjatë patrullimit të zonës, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, shërbimet e Policisë Kufitare janë telefonuar për ndihmë nga disa shtetas, dhe janë njoftuar se mjeti i tyre lundrues skaf kishte pësuar defekt e kishin mbetur në det të hapur, duke mos patur mundësi të ktheheshin në breg. Menjëherë në ndihmë të tyre, kanë shkuar shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, të cilët kanë konstatuar në det të hapur, në "Kune Vain", në vendin e quajtur "Grykëderdhja e Drinit", rreth 1.3 milje larg bregut, në një zonë të vështirë për të manovruar, një skaf me 4 shtetas në të, i cili kishte pësuar defekt dhe nuk lëvizte. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me 4 shtetasit, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.