Iu refuzuan dy herë/ Qeveria paraqet kandidatët për Gjykatën e Strasburgut: Do kalojnë në vetting!

Iu refuzuan dy herë/ Qeveria paraqet kandidatët për Gjykatën e Strasburgut: Do kalojnë në vetting!

Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg

Edhe pse i janë rrëzuar dy herë, qeveria shqiptare po përgatitet t’i paraqesë për herë të tretë Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut kandidaturat e saj në lidhur me postet vakante të krijuara në këtë gjykatë.

Pas dy refuzimeve të mëparshme, kësaj here qeveria shqiptare ka vendosur që t’i kalojë në sitën e vettingut edhe kandidatët që garojnë për këtë post.

Në njoftimin e saj të sotëm qeveria bën të ditur se në kuadër të procesit për zgjedhjen e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për këtë pozicion.

Në bazë të kësaj kërkese, qeveria “Rama” ka paraqitur lista e aplikantëve për kandidatë për pozicionin e mësipërm, sipas renditjes alfabetike:

Altina Xhoxhaj

Arben Braçe

Asllan Karaj

Darian Pavli

Darjel Sina

Elira Kokona

Genci Bilali

Jonela Kita

Marjana Semini

Oriona Muçollari

Përparim Kalo

Rezarta Tahiraj

Sinan Tafaj

Sokol Berberi

Sokol Hasani

Sonila Bejtja

Suzana Frashëri

Siç është komunikuar edhe në njoftimin për aplikim, duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtare gjyqësore, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për kandidat për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:

 Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 e 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;

Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3, të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;

Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 e 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe të vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.                                                                         

Pas përfundimit të këtij procesi si dhe vlerësimit të dosjeve të aplikimit, aplikantët do të njoftohen për kryerjen e intervistës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat