Iu konfiskua ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, apartamenti në plazhin e Durrësit kthehet në qendër sociale për art dhe aktivizëm

Durrës- Apartamenti me pamje nga deti në shëtitoren e Plazhit të Durrësit dikur pronë e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla tani është kthyer në një qendër multifunksionale 'Qendra Art dhe aktivizëm’ e cila do u vihet në dispozicion të të rinjve.

Apartamenti me sipërfaqe 67.2 m2 dhe me pamje nga deti është konfiskuar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në shtator të 2022 dhe është kthyer në “Qendrën Art dhe aktivizëm’ për përurimin e të cilës ishin sot ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato

“Sot jemi, do ta quaja si qershi mbi tortë, në një pronë që është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, i cili këtë apartament nuk e justifikonte dot me të ardhurat e veta. Ky është një rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi dhe një mesazh i qartë kundër gjithë skeptikëve dhe kundërshtarëve të reformës në drejtësi, sepse e vërteta është se sot, në Shqipëri ka dy palë: një palë që mbështet reformën në drejtësi dhe një palë tjetër që është kundër' tha ministri i Brendshëm Taulant Balla

Burime të shqiptarja.com konfirmuan se apartamenti ishte në pronësi të ish kryeprokurorit Adriatik Llalla i cili prej 2021 vijon të jetë në arrati. Ai u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Vendimi mori formë të prerë më 22 shtator të atij viti duke iu konfiskuar edhe pasuritë e dyshuara si të fshehura.

Nxitur dhe nga praktika e antimafias italiane tashmë Ministria e Brendshme ka marrë nismën për të ndaluar shitjen e pasurive të konfiskuara pasi shanset ishin që ata të riktheheshin tek ish poseduesit por ti vërë në shfrytëzim në ndihmë grupeve dhe komuniteteve vulnerabël

"Ky apartament sot është shembulli më kuptimplotë ndaj gjithë skeptikëve se ja pra, se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirjes në grupe kriminale apo për shkak të korrupsionit, po sekuestrohen. Lajmi më i mirë që ne mund të japim është që, e para, ne kemi marrë një vendim, Drejtori është këtu, që asnjë prej pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara, nuk do të privatizohet më. Kemi mësuar ne, edhe unë u desh të mësoja nga prokurorët antimafia javën e kaluar në Itali, se nëse do të shkonin për privatizimin e tyre, shanset që ato të rikthehen te ish-poseduesit, janë shumë të mëdha”, nënvizoi më tej Balla në ceremoninë ku ishte i pranishëm dhe ambasadori i BE-së

Kjo nuk është pasuria e parë e konfiskuar që vihet në dispozicion për të mirën e komunitetit. 

Sapo kemi kaluar sot një ‘Lamborghini’ më thanë drejtuesit e Agjencisë, për t’i shërbyer Policisë së Shtetit në luftën e saj ndaj krimit”, u shpreh ministri.

Ndërsa më 23 janar 2024 hoteli që gjendet në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë, dikur pronë e Shpëtim Brahimajt është kthyer në qendër trajnimi për punonjësit e policisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërsa në pak javë u plotësua cikli i disa lloj pronash, të cilat janë marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK)

Apartamentet e konfiskuara do u jepen familjeve të dëshmorëve të policisë

Balla nxiti organizatat jofitimprurëse të aplikojnë për projekte që mbështetin të reja e gra, pre e dhunës ndërsa shtoi se një pjesë e pronave të bllokuara do të përdoren dhe në ndihmë të grave të dhunura apo për familjet e Dëshmorëve të Policisë, rënë në krye të detyrës.

“Unë i nxis jo vetëm ‘Partners Albania’, dhe këtë e kam bërë me të gjithë shoqatat, OJQ, të vini me projekt-ide, madje mund t’ju jepja sugjerime, p.sh., shumë nga këto apartamente mund të përdoren për strehimin e vajzave, grave, motrave tona, të cilat vuajnë pasojat e dhunës në familje. Jeni të mirëpritur të vini me plot ide, për këtë që për mua mbetet një prej shqetësimeve dhe sfidave të mia kryesore në të gjithë këndvështrimet.  Unë jam duke menduar gjithashtu për një nga shqetësimet më të mëdha që përballem çdo ditë që për mua është një detyrë është qasja që duhet të kemi për familjet e dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Ata kanë rënë dëshmorë në kryerjen e detyrës së tyre dhe pjesa më e madhe i ka lënë fëmijët e tyre pa një apartament, pa një shtëpi dhe Agjencia duhet të filloj të mendoj të bëjmë diçka sesi ne mund një pjesë të këtyre apartamenteve t’i vendosim në dispozicion të familjeve të Dëshmorëve të Policisë së Shtetit, të gjithkujt që jep jetën e tij në dobi të interesit të përbashkët. Nga Italia kemi shumë për të mësuar sepse ata kanë një qasje të vjetër dhe të konsoliduar tashmë në këtë qasje" 

S.G/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 23/02/2024 05:30

    Qendër arti dhe sociale me paratë e korrupsionit. Pse nuk e bëri shteti objektin por Llalla?

    Përgjigju
  • Iris: 23/02/2024 00:40

    U nxituat! Sipas projekt-amnistise Llalla mund te jete nga ata fatlumet e denuar nga GJKKO, qe mund te kete ulje denimi kur u kane mbetur shume pak si 2- 3 vjet (se nuk me kujtohet numri ekzakt qe tha Manja).Dhe meqe eshte denuar vetem me 2 vjet,mund t'a nxjerre koken dhe pastaj ku do te futeni? Minimalja do t'ju hedhe ne gjyq per apartamentin qe i morret!

    Përgjigju
    • Irida: 23/02/2024 08:14

      Do futen ne te njejtin vende nga do dali z.Llalla kur te vendosi te na ndricoje me prezencen e tije! Z. Llalla ka vene pasuri ne kurriz te popullit duke mbyllur dhe hapur ceshtje penale aty ku sduhej. Te gjithe ju qe vini pasuri ne kurriz te djerses te tjerve nuk do I gezoni. Blieni drjetesine por nuk blini dot Zotin. Natyra eshte inteligente, as ju as ata femijet tuaj qe bejne karshillik me djersen e te tjeterve nuk do shikoni hajer kurre.

  • Taulanti: 22/02/2024 18:50

    Jepjani ardi veliut se esht i pastreh

    Përgjigju
  • Drejtesia: 22/02/2024 18:36

    Po ato pasurit e Nikolin Janines kur do konfiskohen? Se kur shkon andej nga ana tjeter me ligje duhet te konfiskohen edhe pasurit apo jo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale