Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Apeli kthen për rigjykim çështjen e Kristian Boçit e 6 të tjerëve

Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Apeli kthen për rigjykim çështjen e Kristian Boçit e 6 të tjerëve

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e Tiranës me tjetër trupë gjykuese çështjen e Kristian Boçit e 6 të tjerëve, pasi janë të akuzuar për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan 50 mln euro pasuri. 

Gjykata e Apelit ka prishur kështu një vendim të dhënë nga Gjykata e Tiranës, e cila kishte kaluar në sekuestro preventive 34 pasuri dhe disa llogari bankare, që dyshohet se i përkisnin shtetasit E.A, ndërsa ishin regjistruar në emër të personave të tjerë.

Pasuritë ishin sekuetsruar pas referimit në Prokurori nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Hetimore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është referuar materiali kallëzues për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Hetimore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është referuar materiali kallëzues për veprën penale “Pastrimi  i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit me iniciale E. A.

Në vijim të veprimeve procedurale Prokuroria, referuar nenit 274 e vijues të K.Pr.Penale i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me kërkesën me objekt: 

-Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 7 (shtatë) shoqëritë tregtare, me administaror shtetasin me iniciale E. A.
- Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 8 (tetë) pasuritë e shoqërisë “F……” sh.p.k.
- Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 2 (dy) shoqëritë tregtare, të regjsitruara në emër të shtetases me iniciale M. N.
- Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 1 (një) shoqëri tregtare, të regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale V. A.
- Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 5 (pesë) shoqërtë tregtare, të regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale K.B
- Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 8 (tetë) pasuritë e regjsitruara në emër të shtetasit me iniciale K. B.
- Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 3 (tre) pasuritë e regjsitruara në emër të shtetasve me iniciale E. A dhe M. N.
- Vendosja e masës së sigurimit pasuror "sekuestro preventive" ndaj llogarive bankare të subjekteve, pranë bankave të nivelit të dytë si më poshtë:
- Shtetasve me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A si dhe 14 (katërmbëdhjetë) shoqërive tregtare.

Në përfundim, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin datë 27.06.2024, ka vendosur:

1.    Pranimin e kërkesës sipas objektit.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra nga shtetasit me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit dhe rrëzimin e kërkesës të masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”.

Në përfundim të gjykimit, përfaqësuesit ligjor të shtetasve me iniciale E. A, M. N, K. B, D. B, E. B, E. B dhe V. A, kërkuan:
- Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe rrëzimin e kërkesës të masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”.

 Prokurorja e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, znj.Arta Marku, kërkoi:
- Prishjen e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues, pasi vendimi është i paarsyetuar dhe konfondohet midis Ligjit Antimafia dhe Kodit të Procedurës Penale.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 30.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Miranda Andoni, vendosi:

- Prishjen e vendimit datë 27.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim ne po atë gjykatë me tjetër përbërje të trupit gjykues.                 

Prokuroria e Tiranës, më 28 qershor sekuestroi 14 shoqëri tregtare, dyqane, apartamente e vila me vlerë rreth 50 milionë euro, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi, Elman Abule, Vladimir Avrami si dhe 4 personave të tjerë të lidhur me ta.

Sipas prokurorisë së Tiranës nga hetimet dyshohet se Elman Abule në bashkëpunim me Kristian Boçin, janë përfshirë në një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave. Kristian Boçi, i njohur për jetën e tij luksoze në rrjetet sociale, dyshohet se në bashkëpunim me Elman Bulen, Vladimir Avramin dhe Ender Boçi kanë pastruar para duke bërë blerje fiktive me vlera jo reale.                                                                               

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, Policia shpëton 6 persona

Ksamil/ Rrezikuan të mbyteshin pasi iu këput timoni i mjetit lundrues, Policia shpëton 6 persona