Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Spanjë - Gjeorgji

KËLN - Spanja dhe Gjeorgjia do luajnë në 21:00 për raundin e 1/8 në Euro 2024. "Furia e Kuqe" në letër është skuadra që nuk pritet të ketë probleme, teksa do përballet me surprizën Gjeorgji.

Edhe pse fati ishte kundër, Gjeorgjia kërkon të bëjë surprizën kundër një emri si Spanja. Trajneri Luis de la Fuente ka hedhur në fushë ekipin më të mirë, kjo pas rotacionit kundër Shqipërisë në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Edhe Sagnol luan me lojtarët më në formë, me sulmin e Gjeorgjisë që përbëhet nga Kvaratskhelia dhe Mikauradze. Fituesi i sfidës Spanjë - Gjeorgji, në çerekfinale do përballet me Gjermaninë me 5 korrik në Stuttgart.

Formacionet zyrtare:

Spanjë: Unai Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Fabian Ruiz, Pedri, Rodri, Yamal, Williams, Morata.

Gjeorgji: Mamardashvili, Dvali, Kashia, Gvelesiani, Lochoshvili, Kakabadze, Kiteishvili, Chakvetzade, Kochorashvili, Mikautadze, Kvaratskhelia.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë