Të gjithë fansat duan të dinë kur do martohen Sarah Berisha dhe Dj PM dhe për një moment menduam se propozimi i madh ndodhi.

Së fundmi, Sara Berisha festoi ditëlindjen që e kaloi në dasmën e një miku bashkë me DJ. Dhe në një moment papritur PM shfaqet pranë saj me një kuti unaze i ulur në gjunjë. Ky veprim emocionoi dhe panikosi pafund Sarah-n siç shihet në video, por më kot.

Kjo pasi kutia ishte bosh dhe e gjitha ishte një lojë. Siç duket blogerja e mori me sportivitet, megjithëse duket sikur u përgatit emocionalisht.