Ish banorët e BB VIP vijojnë të ruajnë shoqërinë me njëri-tjetrin. Çifti Sarah Berisha dhe DJ PM kanë darkuar së bashku me Donald Veshajn mbrëmjen e kaluar ndërsa nuk kanë munguar postimet në llogaritë e tyre në Instagram.
Ishte Donaldi që nxori një video duke ngacmuar Sarën përse nuk e ka profilin e verifikuar. Ndërsa blogerja shkroi: “Më shpëtoni nga këta të dy”, duke iu referuar Donaldit dhe DJ PM.
Më pas, Veshaj postoi edhe një imazh pranë DJ PM dhe e shoqëroi me batutën: “Do inteligjencë, punë dhe disiplinë për të bërë një foto të tillë”.
Ndërkohë Donaldi po vijon të jetë aktiv me projekte muzikore që nga përfundimi i Big Brother VIP.
Ditë më parë, aktori dhe këngëtari ka publikuar këngën “Picasso” në bashkëpunim me Romeon dhe Elgit Dodën.

Postimet në Instagram nga Sarah Berisha dhe Donald Veshaj





Komente
Komento