I përplasin makinën, Sarah Berisha gjen një shënim nga ‘autori’

I përplasin makinën, Sarah Berisha gjen një shënim nga ‘autori’

Sarah Berisha

Blogerja e njohur, Sarah Berisha ka treguar për ndjekësit e saj në Instagram një ngjarje që i ka ndodhur së fundmi.  Ajo ka bërë një postim në “Instastory” ku tregon se dikush i kishte përplasur makinën dhe ishte larguar.

Por shoferi i makinës tjetër edhe pse ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ishte kujdesur që t’i linte një shënim Sarah. I tregonte se ngjarja kishte ndodhur pa dashje si dhe i kishte lënë emrin dhe numrin e kontaktit.

“Përshëndetje, unë jam… Pa dashje e kam lënduar makinën, kërkoj shumë ndjesë. Numri kontaktues…”, është shënimi që personi i ka lënë Sarah në makinë.

Blogerja i ka fshirë emrin dhe numrin e telefonit të personit në fjalë, ndërkohë bashkëngjitur me postimin ajo shkruan:

“Ka akoma njerëz të mirë”, duke e shoqëruar me 3 emoji, një të zemrës, të syrit dhe hudhrës.

 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sala: 08/08/2023 10:53

    Wtf...po kjo cfare arritje ka bere qe eshte vip!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja

Shpërthimi në banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja