Izmir Smajlaj i thotë lamtumirë
Lojërave Olimpike, në vendin e 21

Izmir Smajlaj i thotë lamtumirë<br />Lojërave Olimpike, në vendin e 21
Asgjë e re nga sportistët shqiptarë në Lojëra Olimpike.  Izmir Smajlaj është shqiptari i radhës që i thotë lamtumirë Rios. Atleti u rendit në vendin e 21 nga në disiplinën e kërcimit së gjati me rezultatin 7 metra e 72 cm.

Në total merrnin pjesë 32 pjesëmarrës ndërsa programi parashikonte kualifikimin e vetëm 12 të parëve. 23 vjeçari regjistroi këtë largësi që në hedhjen e tij të parë. Më pas në tentativën e dytë nuk arriti të përmirësohej duke siguruar vetëm 7 metra e 61 cm, ndërsa në provën e tretë shkaktoi faull.

Megjithëse mund të konsiderohet një rezultat i mirë, pritej më shumë nga atleti kuqezi, i cili rekordin kombëtar e ka thyer me 8 metra e 3 centimetra dhe nëse përsëriste në Rio të njëjtin rezultat, atëherë do të kish dërguar në kasafortë kualifikimin për në fazën tjetër, madje do i kish mjaftuar një hedhje prej 7 metrash e 86 centimetrash për të kaluar më tej, një rezultat që Smajlaj shpesh herë e ka konkretizuar në të shkuarën, por ndoshta emocionet e pjesëmarrjes në një event të tilla kanë patur ndikimin e tyre. Megjithëse la pas 11 konkurrentë hapësirat për të bërë më mirë ekzistonin.

Gjithsesi duke llogaritur moshën e sportistit nga Shkodra dhe talentit që ai disponon këto lojëra të para për të duhet të shërbejnë si një përvojë e vyer për të ardhmen. Vendi i parë në këto kualifikuese shkoi për kinezin Wang Jianan me 8 metra e 24 cm, i ndjekur nga amerikani Jeffe Henderson dhe uruguaiani Emiliano Lasa.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron