Izolimi dhe stresi i pandemisë, si ta eliminoni? Vëllezërit nga Holanda gjejnë zgjidhjen: Shkatërroni makina

Izolimi dhe stresi i pandemisë, si ta eliminoni? Vëllezërit nga Holanda gjejnë zgjidhjen: Shkatërroni makina

Vëllezërit nga Holanda

Vala e re e COVID-19 për shkak të variantit Omicron, po shkakton një pakënaqësi tek qytetarët e zonave ku izolimi është i domosdoshëm për të mbajtur pandeminë nën kontroll.

Për të eliminuar stresin dhe shkarkuar energjitë negative, vëllezërit binjak, Steven e Brian Krijger, realizuan projektin “CarSmash” në Holandë.

Çfarë është kjo?

Me dërrasa dhe hekura, klientët që marrin pjesë në këtë aktivitet të ri, thyejnë dhe shkatërrojnë makina të cilat kanë dalë jashtë funksionit.

Projekti i veçantë i mundëson qytetarëve të shkruajnë gjen që urrejnë më shumë mbi makinë dhe ta shkatërrojnë.

“Nuk ka asgjë për të bërë gjatë këtyre ditëve. Nuk mund të punojmë, pasi ne jemi pronarët e një lokali, që gjatë pandemisë ka qëndruar i mbyllur. Kështu menduam që të lironim një pjesë të zemërimit duke shkuar shkatërruar makina”, tha Brian.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia