Izolohen në '41 BIS', Viktor Ymeri dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala! Vendimi i ministrisë së Drejtësisë pas kordinimit me SPAK, SHISH, Burgjet, Policinë e SHKB

Izolohen në '41 BIS', Viktor Ymeri dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala! Vendimi i ministrisë së Drejtësisë pas kordinimit me SPAK, SHISH, Burgjet, Policinë e SHKB

Dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala dhe Viktor Ymeri

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja urdhëron vendosjen në rregjimin e posaçëm për një afat 1 vjeçar shtetasit: Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari, Klement Çala dhe Eldi Çala .Vendimi i Ministrit të Drejtësisë vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjensitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB.

Viktor Ymeri është personazh i njohur në botën e krimit. Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar në Durrës. Viktor Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999 me dhjetëra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Viktor Ymeri bashkë me Indrit Rusin dhe Lulzim Berishën, pritet të merret i pandehur nga gjykata për dy vrasjen e bujshme në 2005 të Vajdin Lames dhe Klodian. Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e "Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal", “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Dy vëllezërit nga Elbasani Klement dhe Eldi Çala u arrestuan në mars 2020 në një vilë në Qerret, të dyshuar si autorë dhe drejtues të grupit të grabitësve të blindave me para në Rinas. Në bazën e tyre në Qerret të Kavajës ku fshiheshin u sekuestruan armë dhe mbi 150 mijë euro. Po ashtu dy vëllezërve Çala i janë sekuestruar edhe dy motorë luksoz dhe të fuqishëm BMË si dhe dy automjete luksoze Audi veturë një me targa shqiptare dhe një me targa zvicerane. Më 23 korrik 2019 nga hetimi pasuror, Policia e Shtetit, asokohe me Krimet e Rënda sot prokuroria e posaçme SPAK, i sekuestruan vëllezërve Çala pasurinë me një vlerë rreth 500.000 Euro.

Klement Çala rezulton se ishte në kërkim si person i dyshuar për të gjitha grabitjet në aksin Tiranë-Kashar-Rinas, për të cilën më herët janë arrestuar 12 persona të tjerë, ndërsa Admir Murataj humbi jetën teksa në grabitjen e fundit më 9 prill 2019 tentonte të largohej. Në këtë grabitje shuma e marrë ishte 4.6 milion euro ndërsa në total në 6 grabitje shuma e marrë nga grupi ku bënte pjesë edhe Klement Çala arrin në mbi 45 milion euro, bënë me dije burime nga grupi hetimor për Report Tv.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete

Gazment, rrugës për në SPAK merr edhe këto letra me vete