Izrael/ Ndihmoi të plagosurit, zbulohen mesazhet e fundit të infermieres heroike me familjen: Më gjetën, nuk mendoj se do të dal gjallë nga këtu

Izrael/ Ndihmoi të plagosurit, zbulohen mesazhet e fundit të infermieres heroike me familjen: Më gjetën, nuk mendoj se do të dal gjallë nga këtu

1697106551_sms.jpg

Një infermiere izraelite heroike 22-vjeçare kaloi orët e fundit të jetës së saj duke u përpjekur të ndihmonte të plagosurit brenda një klinike që ishte pushtuar nga ushtarët e Hamasit. Kjo gjë është zbuluar përmes një mesazhi që ajo u’a kishte dërguar motrave të saj para se të vdiste.

Amit komunikoi me motrat e saj përmes aplikacionit WhatsApp, duke u kërkuar vazhdimisht atyre përditësime mbi lëvizjet e anëtarëve të Hamasit dhe duke kërkuar dëshpërimisht ndihmë.

“A ka personel tjetër mjekësor me të plagosurit? e pyeti një motra e saj dhe Amit u përgjigj: “Këtu është një infermiere dhe një mjek. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi”.

Ajo tha se kishte shumë të lënduar të cilët ishin të gjakosur, por nuk kishte asnjë mënyrë për të evakuuar klinikën.

Lior pyeti nëse Mann mund të dëgjonte të shtëna jashtë, raporton New York Post.

"Po. Nuk mbarojnë kurrë. Duket se jashtë ka shumë terroristë. Ata po hynë në shtëpitë e njerëzve. Forcat e ushtrisë janë goditur”, shkroi Mann.

Në një mesazh tjetër, motra e saj po përpiqej t’i jepte kurajo dhe i kërkoi të mos humbiste shpresën dhe të priste që të vinte ushtria për të çliruar klinikën.

“Është një luftë dhe ne do të fitojmë. Jemi më të fortë”, i tha ajo. “Fokusohu në kujdesin për veten. Do të kalojë së shpejti,” me Amit duke u përgjigjur “Të dua. Faleminderit”.

Në një mesazh të veçantë drejtuar motrës tjetër të saj Haviva, Mann tha se ajo ishte fshehur në kuzhinën e klinikës ku në dorë mbante një thikë për tu vetëmbrojtur.

“Është këtu. Ai ndodhet brenda në klinikë. Nuk mendoj se do të mund të dal gjallë nga këtu”, i shkrujti ajo motrës.

Në momentet e fundit, 22-vjeçarja ka arritur të telefonojë familjen e saj duke qarë nga zhurma e armëve: “Më gjetën. Më qëlluan në këmbë”.

Familja e Amit kaloi dy ditët e ardhshme duke u përpjekur për ta gjetur atë në mes të kaosit të luftës derisa, të hënën, trupi i saj u gjet së bashku me të paktën 107 të tjerë në klinikën e shkatërruar.

“Zemra ime është copëtuar. Ajo ishte princesha e shtëpisë sonë, drita e syve tonë që humbi jetën në betejën për Be'erin dhe si një mjeke me përvojë, u përpoq të shpëtonte jetë njerëzish deri në momentin e fundit kur u vra nga terroristët”, tha njëra prej motrave pasi mësoi për vdekjen e Amit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ SHBA operacion për evakuimin e amerikanëve nga Izraeli! Blinken në Tel Aviv: Nuk ju braktisim! Hamasi: Kemi dy vjet që përgatisim sulmin


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet