TEL AVIV, 2 dhjetor /ATSH-DPA/ - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu shkarkoi sot dy ministra dhe deklaroi se do të kërkojë shpërbërjen e parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të vitit të ardhshëm, njoftoi zyra e tij nëpërmjet Twitter-it.
"Natanyahu shkarkoi ministren e Drejtësisë, Tzipi Livni dhe ministrin e Financave, Yair Lapid", thuhet në postimin në Twitter.
"Kryeministri Netanyahu do të kërkojë edhe shpërbërjen e parlamentit si edhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, në fillim të vitit 2015", shtoi ajo./ a.jor.









