IZRAEL- Ish violinistja, Naomi Elishuv i është ushtruar një operacioni në tru në mënyrën më të pazakontë të parë ndonjëherë. Ajo e ka përballuar ndërhyrjen në tru siç i ka hije një muzikanteje vërtet të apasionuar. Me violinë në dorë.
 
Violinistja e famshme izraelite kishte lënë karrierën për shkak të një sëmundjeje që i shkaktonte dridhje të shpeshta. Elishuv nuk u dorëzua aspak dhe nga pasioni i saj për muzikën vendosi të përballonte sëmundjen me një operacion të komplikuar në tru. Por dhe siç shihet në video suksesi i këtij operacioni u konfirmua menjëherë në sallën e operacionit, kur duart e violinistes nuk u drodhën më dhe nga violina rodhën tingujt e Mozartit.
 
Me shumë gjasa, Elishuv do t’i kthehet skenës dhe performancave më shpejt seç pritej.