/ATSH-AFP/ - Parlamenti izraelit do të vendosë sot datën e zgjedhjeve të parakoshme të shkaktuar nga kryeministri, Benjamin Netanyahu, që pritet të zhvillohen në mes të marsit, njoftoi një zëdhënës i parlamentit.

"Krerët e partive do të vendosin sot datën e zgjedhjeve më pas do të kalojnë në procedurën e miratimit të një ligji mbi shpërbërjen e parlamentit", shtoi zëdhënësi. Kjo procedurë parashikon tre lexime dhe do të përfudnojë të hënën.

Sipas zëdhënësit, legjislativet pritet të zhvillohen në mes të marsit. Legjislatura aktuale duhej të kishte përfunduar në nëntor 2017.
Benjamin Netanyahu shkarkoi dje dy ministra të qendrës që i gjykoi shumë kritikë, ministrin e Financave, Yair Lapid, figurës e qendrës së djathtë që përpiqet të jetë mbrojtës i shtresës së mesme dhe ministrja e Drejtësisë, Tzipi Livni, që mishëron qendrën e djathtë.

Gjatë një takimi të zhvilluar të hënën në mbrëmje, Netanyahu, paraqiti pesë kërkesa për të mbajtur qeverinë aktuale që Yair Lapid-i, kryetar i parties "Yesh Atid",  nuk i pranoi.
Kryeministri kërkon kryesisht një ngrirje të një projektligji të Yair Lapid mbi një TVSH që është zero për qind mbi blerjen e shpive. Benjamin Netanyahu kërkoi gjithashtu një rritje me më shumë se 1,5 miliardë dollarë buxhetin e mbrojtjes për të mbuluar shpenzimet e shkaktuara nga 50 ditë luftë në rrupin e Gazës si dhe që Yair Lapid të mos kritikojë më ndërtimin e banesave izraelite në Jeruzalemin Lindor të aneksuar.

Si përfundim, kryeministri kërkon mbështetjen e Yair Lapid-it për një projektligj shumë të përfolur që përcakton Izraelin si "shteti kombëtar i popullit hebre", të cilit Lapid-i i kundërvihet ashtu si edhe ministrja e Drejtësisë, Tzipi Livni, kryetare e partisë së qendrës, "HaTnuha".

"Yesh Atid" është partia e dytë më e madhe e koalicionit me 19 deputetë në 120, ndërkohë që "HaTnuha" numëron gjashtë anëtarë në parlament. Pa mbështetjen e këtyre dy partive, Benjamin Netanyahu, nuk ka më maxhorancën në parlament.