IZRAEL - Kryeministri Rama tha sot në një intervistë për televizionin izraelit I24News se edhe Shqipëria rrezikon të preket nga terrorizmi, e megjithatë jemi të angazhuar- tha ai për ta luftuar atë. Ai pohoi se Shqipëria po jep një kontribut të madh në luftën kundër terrorizimit, ndërsa theksoi se një faktor pozitiv është dhe harmonia fetare në vend të cilën sipas tij e çmoi dhe Papa Françesku.

Në fjalën e tij Rama tha se Shqipëria ka një histori për të treguar dhe ndjehet krenar për çdo musliman që shpëtoi hebrenjtë.

Intervista

Gjatë takimit me homologun Benjamin Netanyahu diskutuat marrëveshje për tragetin, ujin, a mund të na tregoni për marrëveshjet për sigurinë?

Jam i nderuar për vizitën në Izrael. Ne kemi një histori për tu bërë krenar për shpëtimin e hebrenjve. Dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve.Ky rol u luajt nga familjet myslimane. Në këto 25 vite kemi rilidhur marrëdhëniet, që ishin thyer në mënyrë të natyrshme nga diktatura. Kemi diskutuar për luftën kundër terrorizimit dhe ne ndamë mirëkuptimin se Shqipëria mund të kaloj një rol të rëndësishëm në këtë luftë, jo se jemi pjesë e një rajoni ku është një shoqëri multifetare, por kemi ende punë për të bërë për të parandaluar aktet. Kemi folur dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, për të përfituar sa më shumë nga vullneti për zhvillim. Dhe më në fund firmosën një deklaratë miqësie mes dy vendeve.

Të ndalemi pak tek lufta kundër terrorizimit. Sa shqetësim ka nga ‘frika nga zgjerimi’ në Shqipëri?
Besoj se jemi në vendin më të mirë, pasi ka dialog mes vendeve. Në Shqipëri kemi një situatë specifike, që Papa Françesku e përmendi se kemi harmoni fetare. Frikësohemi nëse nuk bëjmë punën e duhur për të vazhduar këtë traditë.

Sa i përket migrimit, Maqedonia është përballur me emigrim masiv, po Shqipëria si po e përballon këtë krizë? Ne nuk jemi prekur nga ardhja e emigrantëve. Por jemi të përgatitur. Jemi një vend që e dimë se çdo të thotë të përballesh me luftë migrimi, për shkak të konflikteve në Kosovë, ku erdhën mbi gjysmë milioni. 

Shqipëria u anëtarësua në NATO në vitin 2009 çfarë do të thotë kjo për ju?
Anëtarësimi në NATO për ne ishte një ëndërr që u bë realitet. Duke qenë pjesë e NATO-­s do të thotë jo vetëm të përfitosh por edhe të kontribuosh. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Si një anëtar i NATO-­s jemi të kërcënuar nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm. Ne ndajmë përgjegjësinë tonë aty.

Për ta mbyllur, e hapëm me histori duke kthyer kokën pas kur Shqipëria mbrojti hebrenjtëSi i shikoni marrëdhëniet? Para pak minutash isha duke përshëndetur presidentin Perez. Folëm për të ardhmen më shumë se për të kaluarën. Ndamë opinionet tona, emocionet tona përpara komuniteteve hebre jo­shqiptare që jetojnë këtu. Unë besoj se mund të bëjmë më shumë. Jam shumë i angazhuar për të mësuar sa më shumë nga Izraeli dhe eksperienca juaj në shumë fusha. 

Readksia online
(s.m/shqiptarja.com)