JERUSALEM, 18 nëntor /ATSH-AFP/ - Të paktën katër Izraelitë u vranë sot në mëngjes pas një sulmi në një sinagogë në Jerusalem nga dy palestinezë që u vranë nga policia, deklaroi një zëdhënëse e policisë.
"Dy terroristë hynë në një sinagogë në lagjen Har Nof. Ata sulmuan me sopatë dhe një pistoletë. Katër besimtarë u vranë. Policia që erdhi në vendngjarje qëlloi menjëherë dhe vrau dy terroristët", theskoi zëdhënësja e policisë, Luba Samri.
Zëdhënësja deklaroi se katër besimtarë të tjerë dhe dy policë që ndërhynë kundër autorëve të sulmit ishin plagosur. Ajo njoftoi gjithashtu se autorët e këtij sulmi ishin palestinezë të Jerusalemit Lindor.
Sinagoga e sulmuar ndodhet në Har Nof, një lagje ultra radikale ortodokse hebreje që ndodhet në Jerusalemin Perëndimor./
/G.S/