/ATSH-AFP/ - Zgjedhjet legjislative izraelite të parakohshme të shkaktuara nga kryeministri, Benjamin Netanyahu, do të zhvillohen më 17 mars, njoftoi sot një zëdhënës i parlamentit.

"Pas konsultimeve mes partive të ndryshme, u vendos të organizohen zgjedhjet më 17 mars", pohoi zëdhënësi, Eran Sidis. Ai theksoi se kjo datë do të figurojë në projektligjin e shpërbërjes së parlamentit shqyrtimi i të cilit do të fillojë sot.

Netanyahu kërkoi dje në mbrëmje zgjedhje të parakohshme duke shpjeguar se nuk mund të drejtonte vendin për shkak të kritikave të krahut të qendrës së qeverisë së tij kundër politikave të tij. Ai deklaroi shkakimin e ministrit të Financave, Yair Lapid, figurë e qendrës së djathtë, dhe të ministres së Drejtësisë, Tzipi Livni, që mishëron qendërn e djathtë.
Sondazhet e fundit garantojnë Netanyahu, që deri tani ka qenë tre herë kryeministër, të rizgjidhet sërish.

Legjislacioni izraelit parashikon që parlamenti mund të vazhdojë të votojë ligje edhe pas miratimit të një ligji mbi shkarkimin. Por projektligji i përfolur dhe i mbështetur nga Netanyahu për të përcaktuar Izraelin si "shteti komb i popullit hebre", praktikisht nuk ka asnjë mundësi të miratohet para zgjedhjeve, pasi grupet e qendrës në qeveri i janë kundërvënë.