Lufta/ Sulmi izraelit në Bejrut! Hezbollah: Mes 16 ushtarakëve të vrarë 5 komandantë të lartë! 37 viktima në total, mes tyre 3 fëmijë! Khamenei: Izraeli kancer që duhet hequr

Izraeli po lufton në dy fronte, duke shpërndarë raketa dhe bomba gjithandej, në Gaza dhe në veri të Libanit, deri në Bejrut.  Sulmet ajrore të gjatë 24 orëve të fundit raportohet se kanë lënë në total të paktën 50 të vrarë në të dy frontet, mes të cilëve edhe 3 fëmijë, 16 oficerë të Hezbollahut, mes të cilëve 5 komandantë të lartë.

Në Liban ushtria izraelite (IDF)tha se po kryen një valë sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollahut. Më shumë se 100 objektiva u sulmuan. E ndërsa ushtria izraelite raportonte se sulmi vazhdon rreth 25 raketa u lëshua nga Libani jugor drejt Izraelit verior.

Grupi militant libanez Hezbollah konfirmoi se mes 16 ushtarakëve të vrarë gjatë sulmit në kryeqytetin libanez Bejrut të premten (20 shtator) janë 5 komandantët e tij të lartë. Në total numri i të vrarëve nga ky sulm është 37 e mes tyre tre janë fëmijë.

Grupi militant libanez Hezbollah tha se mes viktimave është kreu e njësisë elitare Radëan, Ibrahim Aqil dhe një komandant të lartë të së njëjtës forcë speciale, Ahmed Ëahbi. Sipas Haaretz si dhe dy liderë të tjerë të forcave Radvan, Abu Yasser Attar dhe Al-Hajj Nineveh.

Ndërkohë Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, tha në një takim të këshillit të sigurisë në OKB se shpërthimet e pager-it dhe aparatëve radiofonike këtë javë në Liban, të cilat vranë 37 persona, shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar.

Në Gaza forcat Izraelite hodhën në erë një shkollë, që thanë se shërbente si bazë e Hamasit, raporton “La Repubblica”. 18 viktima u shënuan nga sulmi. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se vranë oficerin e inteligjencës së Hamasit, Muhammad Mansour.     Ishte një "burim i rëndësishëm i njohurive teknologjike", tha IDF, duke shtuar se në hapësirën e një dite rreth 20 objektiva u goditën nga forcat ajrore në të gjithë Rripin, duke përfshirë ndërtesat e përdorura nga grupi.

Të paktën 119 vdekje janë shënuar në Gaza në tre ditë. Divizioni 162 i IDF-së vazhdon të veprojë në Rafah, në pjesën jugore të Gazës, ku ditët e fundit trupat kanë gjetur armë, kanë vrarë persona të armatosur dhe kanë shkatërruar vende të përdorura nga Hamasi. Dy brigada rezervistësh janë vendosur në korridorin Netzarim, i cili pret Gazën nga veriu në jug.

Ndërkohë Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar duke e quajtur Izraelin "një kancer që duhet hequr.'

Hapësira ajrore nga Hadera dhe drejt veriut u mbyll nga autoritetet izraelite për 24 orë, njoftuan mediat kombëtare. Vendimi lidhet me situatën e sigurisë në zonë dhe nevojën e përdorimit të hapësirës ajrore vetëm për aktivitetet e Forcave Ajrore. Pista ajrore Megiddo është e hapur vetëm për fluturime komerciale që ngrihen në drejtim të Jugut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
Ushtria izraelite: Lidershipi i Hezbollahut është pothuajse plotësisht i shkatërruar

Ushtria izraelite (IDF) me anë të një njoftimi të publikuar në platformën X thonë se ‘lidershipi i Hezbollahut është pothuajse plotësisht i shkatërruar’ pas një sulmi ajror në jug të Beirutit ditën e djeshme.

Ata pretendojnë se " terroristë të njohur, përfshirë këtu Ibrahim Aqil, u eliminuan gjatë sulmit".

Duke postuar një foto ku shfaqet Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në krye të rrjetit të komandës, IDF-ja deklaroi: "Ne do të vazhdojmë të veprojmë kundër çdo organizate terroriste që paraqet një kërcënim për qytetarët tanë në të gjitha frontet."

Lista e publikuar nga IDF e militantëve të vrarë të Hezbollahut përfshin Ahmed Wahbi, i identifikuar si kreu i njësisë së trajnimit të grupit dhe një ish-komandant i Forcës Radëan. Përveç tyre përmenden Samer Halawi, komandanti i rajonit bregdetar, dhe Abbas Muslimani, komandanti i rajonit të Qanës.

Gjithashtu u vranë Abdullah Hijazi, komandanti i rajonit Ramim Ridge, Muhammad Reda, komandanti i rajonit Khiam, Hassan Madi, komandanti i rajonit të Malit Dov, Hassan Abd al-Satar, shefi i operacioneve dhe Hussein Hadraj, shefi i shtabit të Hezbollahut.

Ora 15:30
Izraeli: Më shumë se 100 objektiva të Hezbollahut janë sulmuar në Liban

 

Forcat izraelite (IDF) njoftuan se kanë sulmuar më shumë se 100 objektiva të Hezbollahut në Liban.

Disa minuta pasi IDF raportuan sulmin në vazhdim, një breshëri prej rreth 25 raketash u lëshua nga Libani jugor drejt Izraelit verior.

Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe zjarre në disa zona, duke përfshirë pyllin Ein Zeitim pranë Safed dhe një zonë të hapur pranë Beit Hillel.

Mediat arabe thonë se sulmet e IDF në Liban kishin në shënjestër zonat e Jabal Safi, Tayr Harfa, Aalma El Chaeb, Zahrani dhe Deir Sirian, në jug të vendit.

Sulmi izraelit synoi gjithashtu edhe disa objektiva në Luginën e Libanit.

Ora 14:49
Lufta në Rripin e Gazës/ IDF: Oficeri më i lartë i inteligjencës së Hamasit u vra në Gaza! 119 të vrarë në 3 ditë

 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se vranë oficerin e inteligjencës së Hamasit, Muhammad Mansour në një sulm ajror në Gaza.

Ishte një "burim i rëndësishëm i njohurive teknologjike", tha IDF, duke shtuar se në hapësirën e një dite rreth 20 objektiva u goditën nga forcat ajrore në të gjithë Rripin, duke përfshirë ndërtesat e përdorura nga grupi.

Ndërkohë, divizioni 162 i IDF-së vazhdon të veprojë në Rafah, në pjesën jugore të Gazës, ku ditët e fundit trupat kanë gjetur armë, kanë vrarë persona të armatosur dhe kanë shkatërruar vende të përdorura nga Hamasi.

Dy brigada rezervistësh janë vendosur në korridorin Netzarim, i cili pret Gazën nga veriu në jug.

Të paktën 119 persona janë vrarë dhe 209 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 72 orët e fundit. Kjo është raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, duke përditësuar numrin e viktimave që nga fillimi i luftës më 7 tetor në 41,391. Të paktën 95,760 njerëz janë plagosur që atëherë, shtoi ministria. 18 nga viktimat u regjistruan vetëm gjatë orëve të fundit, nga mesnata e së premtes dhe ditën e sotme (21 Shtator).

Ora 14:13
Sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban, Khamenei kërcënon: Bashkimi i 2 miliardë myslimanëve do eliminojë kancerin sionist të Izraelit dhe ndikimin e SHBA-ve

Ushtria iraniane tregon forcën gjatë një parade

Teheran- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei reagon pas sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite orët e fundit në Bejrut, por dhe në Gaza.

Izraeli po kryen "krime të turpshme kundër fëmijëve", jo luftëtarëve, deklaroi lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, një ditë pas sulmit ajror izraelit në periferi jugore të Bejrutit, në të cilin mbetën të vrarë edhe tre fëmijë të moshës 4, 6 e 10 vjeç.

Khamenei e cilëson Izralin “kancer që duhet hequr” dhe i bën thirrje botës islamike që të bashkohen. 

“Nëse kombet islame përdorin fuqinë e tyre të brendshme, regjimi sionist do të hiqet nga vendi i tij në zemër të komunitetit islamik”, tha lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, raporton "La Repubblica".

Dhe më tej përforcoi kërcënimin e tij:

“Në të vërtetë, uniteti mes myslimanëve do të krijojë një fuqi që jo vetëm që mund të eliminojë regjimin sionist, por edhe t'i japë fund ndikimit dhe ndërhyrjes së SHBA-së në rajon”, shtoi ai.

Khamenei gjithashtu u bëri thirrje shteteve myslimane të ndërpresin lidhjet ekonomike me Izraelin.

"Nëse dy miliardë myslimanë në mbarë botën bashkohen, ata do të jenë më të fuqishëm se çdo fuqi në botë sot", shtoi ai, cituar nga IRNA.

Lidhur me përshkallëzimin midis shtetit hebre dhe Libanit, ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon paralajmëroi se "nëse nuk gjendet një zgjidhje diplomatike, Izraeli do të duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët e tij dhe për të lejuar banorët e veriut të kthehen në shtëpitë e tyre”.

Ora 14:05
Sulmi izraelit në shkollën e Gazës, të paktën 18 të vdekur, Ushtria: Ishte qendër komanduese e Hamasit

Një shkollë u godit nga një sulm ajror izraelit në lindje të qytetit të Gazës. Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF) e konfirmuan duke deklaruar se sulmi ishte ndwrmarrw pasi instituti ishte shndërruar në një qendër komanduese të Hamasit.

Transmetuesi Al Jazeera thotë se personat e zhvendosur ishin pritur në shkollë dhe raporton se 18 persona u vranë në bastisje. Sipas ushtrisë izraelite, Hamasi po përdorte shkollën al-Falah për të planifikuar dhe nisur sulme kundër IDF dhe Izraelit.

IDF konfirmoi se kreu një sulm ajror kundër një grupi militantësh të Hamasit në një dhomë komandimi të vendosur në një ish shkollë në qytetin e Gazës. Sipas ushtrisë, cituar nga Times of Israel, Hamasi po përdorte institutin al-Falah në lagjen Zeitoun për të planifikuar dhe kryer sulme kundër trupave IDF dhe Izraelit.

Shkolla përdoret si strehë për personat e zhvendosur nga Gaza dhe sipas mediave palestineze bastisja la të paktën 18 persona të vdekur.

Ora 11:00
Lufta/ Sulmi izraelit në Bejrut, Autoritetet libaneze: Mes të vrarëve edhe një komandant i lartë! 37 të vdekur në total mes tyre 3 fëmijë


(Foto: Spitali i tejmbushur në Liban)

Numri i të vdekurve nga bastisja e kryer dje nga forcat izraelite në Bejrut vazhdon të rritet. Sipas përditësimit të fundit nga Ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad, bombardimi shkaktoi 37 vdekje, duke përfshirë tre fëmijë dhe shtatë gra. Ka 68 të plagosur raporton Al Jazeera.

Hezbollahu raportoi një rritje të numrit të anëtarëve të saj të vrarë në një sulm izraelit në periferi jugore të Bejrutit dje. Al Jazeera raporton se Hezbollah pohoi se dy komandantë ushtarakë dhe 14 luftëtarë vdiqën në sulmin izraelit.

Midis viktimave, Hezbollah renditi kreun e njësisë elitare Radwan, Ibrahim Aqil dhe një komandant të lartë të së njëjtës forcë speciale, Ahmed Wahbi. Sipas Haaretz, emrat përfshijnë edhe dy liderë të tjerë të forcave Radvan, Abu Yasser Attar dhe Al-Hajj Nineveh.

Grupi i mbështetur nga Irani tha se Ahmed Mahmud Wahbi udhëhoqi operacionet ushtarake të Forcës Radwan të Hezbollahut në mbështetje të Hamasit – të shpallur organizatë tërroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – që nga 7 tetori.

Në atë datë, grupi palestinez sulmoi Izraelin, duke nxitur luftën në Gaza.

A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes