Sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban, Khamenei kërcënon: Bashkimi i 2 miliardë myslimanëve do eliminojë kancerin sionist të Izraelit dhe ndikimin e SHBA-ve
Ushtria iraniane tregon forcën gjatë një parade
Ushtria iraniane tregon forcën gjatë një parade
Teheran- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei reagon pas sulmeve ajrore të ushtrisë izraelite orët e fundit në Bejrut, por dhe në Gaza.
Izraeli po kryen "krime të turpshme kundër fëmijëve", jo luftëtarëve, deklaroi lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, një ditë pas sulmit ajror izraelit në periferi jugore të Bejrutit, në të cilin mbetën të vrarë edhe tre fëmijë të moshës 4, 6 e 10 vjeç.
Khamenei e cilëson Izralin “kancer që duhet hequr” dhe i bën thirrje botës islamike që të bashkohen.
“Nëse kombet islame përdorin fuqinë e tyre të brendshme, regjimi sionist do të hiqet nga vendi i tij në zemër të komunitetit islamik”, tha lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, raporton "La Repubblica".
Dhe më tej përforcoi kërcënimin e tij:
“Në të vërtetë, uniteti mes myslimanëve do të krijojë një fuqi që jo vetëm që mund të eliminojë regjimin sionist, por edhe t'i japë fund ndikimit dhe ndërhyrjes së SHBA-së në rajon”, shtoi ai.
Khamenei gjithashtu u bëri thirrje shteteve myslimane të ndërpresin lidhjet ekonomike me Izraelin.
"Nëse dy miliardë myslimanë në mbarë botën bashkohen, ata do të jenë më të fuqishëm se çdo fuqi në botë sot", shtoi ai, cituar nga IRNA.
Lidhur me përshkallëzimin midis shtetit hebre dhe Libanit, ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon paralajmëroi se "nëse nuk gjendet një zgjidhje diplomatike, Izraeli do të duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët e tij dhe për të lejuar banorët e veriut të kthehen në shtëpitë e tyre”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulmi izraelit në Bejrut! Hezbollah: Mes 16 ushtarakëve të vrarë 5 komandantë të lartë! 37 viktima në total, mes tyre 3 fëmijë! Khamenei: Izraeli kancer që duhet hequr
A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.1%
-
Jo
44.4%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2319
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çfarë po ndodh në Gaza dhe pse mund të ketë filluar fundi i luftës?
27 Janar, 15:52
-
LIVE - Izraeli “hap rrugë”, nis rikthimi i palestinezëve në Gaza! Marrëveshja parashikon rikthimin e 650 mijë të zhvendosurve
27 Janar, 10:13
-
Gaza, ndalohet kthimi në veri, Trump: Zbrasni Rripin
27 Janar, 09:39
-
Lufta/ Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
27 Janar, 09:29
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
Kthimi i palestinezëve në Gaza i bllokuar nga Izraeli: Pamje e turmës së madhe të refugjatëve në pritje në al-Rashid (VIDEO)
26 Janar, 20:15
-
Forcat izraelite hapin zjarr ndaj protestuesve në jug të Libanit, 11 të vrarë dhe 80 të plagosur
26 Janar, 16:00
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
Armëpushimi/ Hamasi liron 4 ushtare të marra peng në këmbim të 200 të burgosurve në Izrael
25 Janar, 07:21
-
Armëpushimi në Gaza, Hamasi zbulon emrat e 4 pengjeve që do të lirohen këtë fundjavë
24 Janar, 18:01
-
Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio i premton Netanyahut mbështetje të palëkundur të SHBA-së ndaj Izraelit
23 Janar, 07:47
-
Izraeli bastis Bregun Perëndimor, 10 të vdekur
22 Janar, 16:16