Izraeli bombardon në Bregun Perëndimor, të paktën 5 të vdekur! Tel Avivi i ofron kalim të sigurt kreut të Hamasit, në këmbim të 101 pengjeve

Izraeli bombardon në Bregun Perëndimor, të paktën 5 të vdekur! Tel Avivi i ofron kalim të sigurt kreut të Hamasit, në këmbim të 101 pengjeve

Foto ilustruese

Gaza- Pas bastisjes në Khan Yunis të hënën (9 Shtator), forcat ajrore izraelite po sulmojnë sërish Bregun Perëndimor, tani një zonë lufte që zgjerohet gjithnjë e më shumë, deri në Cisjordani.

Qyteti i Tubas u godit gjatë natës nga IDF (ushtria izraelite), duke zbardhur dita e sotme (11 Shtator).

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thotë se 5 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit në qytetin Tubas të Bregut Perëndimor, raporton “La Repubblica”.

Sipas njoftimit, disa persona kanë mbetur të plagosur. Ushtria konfirmoi se ushtarët izraelitë, të shoqëruar nga agjentët e Shin Bet, nisën një operacion të madh në dy fshatra në Bregun Perëndimor verior:

"Si pjesë e aktivitetit antiterrorist, një aeroplan i forcës ajrore izraelite (IAF) së fundmi) goditi një qelizë të armatosur terroriste në zonën e Tubas”, u tha në një deklaratë.

Ndërkohë, negociatorët izraelitë raportojnë se ata i kanë ofruar liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, një sjellje të sigurt për të lënë Gazën të padëmtuar në këmbim të lirimit të 101 pengjeve ende të mbajtur rob në Rrip.

Kryenegociatori i Izraelit për pengjet dhe personat e zhdukur, Gal Hirsch, i konfirmoi “Bloomberg” ofertën ndaj kreut të Hamasit.

"Unë jam gati të siguroj një kalim të sigurt për Sinwar, për familjen e tij, për këdo që dëshiron të bashkohet me të. Ne duam që pengjet të kthehen", tha Hirsch.

Kurse Netanyahu po konsideron tërheqjen nga “Korridori i Filadelfias” në zonën e Rripit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave