Izraeli bombardon Sirinë, të paktën 5 të vrarë dhe 19 të plagosur: Goditëm bazat ushtarake të Hezbollah, prodhoheshin armë!
Nga sulmi izraelit në Siri
Siri- Izraeli njoftoi se kreu një sulm ajror kundër pesë vendeve të ndryshme në Siri (8 dhe 9 Shtator), veçanërisht në një zonë që "pret një qendër kërkimore shkencore". Sulmet në veçanti u përqendruan në zonën Masyaf, në perëndim të Hama, e cila besohet se përdoret si bazë nga milicitë pro-iraniane të Hezbollahut. Këtë e konfirmon gazeta Time of Israel.
Të paktën pesë persona janë vrarë, sipas mediave zyrtare siriane, në sulmet izraelite që goditën objektet ushtarake në Sirinë qendrore, duke përfshirë një qendër kërkimore, sipas një OJQ.
“Numri i viktimave të sulmit izraelit në disa zona pranë Masyafit është rritur në pesë të vdekur dhe 19 të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë”, tha drejtori i spitalit qeveritar Masyaf, Faycal Haidar, në një deklaratë të raportuar nga agjencia zyrtare siriane SANA.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se një nga sulmet kishte në shënjestër një depo raketash, në një bazë ushtarake rreth 5 kilometra nga aeroporti ushtarak Shayrat, shkruan “La Repubblica”.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, në një shënim, tha se "mbrojtja ajrore e regjimit u përpoq të përballonte sulmin e dhunshëm izraelit, në tre faza, kundër vendeve ushtarake ku grupet pro-iraniane dhe ekspertët e zhvillimit të armëve janë të pranishëm".
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1493
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi
25 Dhjetor, 16:57
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri
25 Dhjetor, 15:50
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor, 14:16
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Refugjatët sirianë në Evropë dhe kthimi i tyre në Siri
24 Dhjetor, 16:42
-
Britanisë i kërkohet të mos lejojë gruan e Bashar al-Assad të shkojë në Londër
24 Dhjetor, 15:23
-
Protesta në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e pemës së Krishtlindjes (VIDEO)
24 Dhjetor, 12:54
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor, 08:26
-
Kremlini hedh poshtë raportimet se gruaja e Assadit ka kërkuar divorc
23 Dhjetor, 18:38
-
Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut
23 Dhjetor, 16:45