Izraeli pro koalicionit antixhihadist por i trembet afrimit SHBA-Iran

Izraeli përshëndeti sot projektin amerikan për një koalicion ndërkombëtar kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (SHI) por duke iu trembur një afrimi mes aleatit të tyre më të rëndësishëm amerikanët dhe armiqtë kryesorë iranianët.

"E përshëndes iniciativën amerikane për marrëjen përsipër të organizimit të një koalicioni kundër Shtetit Islamik, shpresojë që këto përpjekje do të përfundojnë me arritje", deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman, deklarata e të cilit u publikua nga radioja publike.

Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Tzahi Hanegbi cilësoi gjithashtu si "shumë pozitiv projektin e koalicionit, mbi të gjitha për evropianët pasi shtetasit e tyre që janë bashkuar me SHI-në do të rikthehen në vendet nga vijnë".

Por ky i afërm i kryeministrit Benjamin Netanyahu u shpre në radio se i trembet një afrimi të mundshëm mes SHBA-së dhe Iranit nën frymën e koalicionit./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet