Përfundon votimi i jurisë profesionale dhe të gjitha shteteve në ‘Eurovision 2018’ ku shqipëria përfaqësohej nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën ‘Mall’ i cili u rendit në vendin e 11-të ndërsa fitues u shpall Izraeli.
Netta që ka përfaqësuar shtetin e Izraelit, ka arritur të ftoj në Edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës “Eurovision” duke dalë e para fal pikëve të publikut.
“Faleminderit qe i pranoni dallimet mes nesh.” – janë fjalët e këngëtares nga Izraeli pasi u ngjit në skenë për ta marrë çmimin.
Eugent Bushpepa ka bërë të gjithë shqiptarët krenar me kualifikimin fillimisht në natën finale të “Eurovison”, e sonte ai ka bërë një paraqitje të mrekullueshme.
Në Eurovision ishin tre shqiptarë që përfaqësoni shtete të ndryshme, ku Qipro u rendit në vendin e dytë me 436 pikë e cila u përfaqësua nga Eleni Fouriera ndërsa Italia në vendin e pestë me 308 pikë u përfaqësua nga Fabricio Moro dhe Ermal Meta.
Sipas traditës 'Eurovision 2019' do të zhvillohet në Izrael.
Fituesja e Eurovision '2018', përfaqësuesja e Izraelit