Izraeli sulmon Iranin/ Bombardime ndaj objektivave ushtarake! Teherani: Sulmi i shtetit hebre në bashkëpunim me SHBA

Izraeli ka nisur sulmin ndaj Iranit në disa faza dhe me shumë nivele mbi objektivat ushtarake në Iran. Sakaq, ka pasur shpërthime edhe në Siri. Ky sulm ndaj Iranit vjen si shenjë hakmarrje pas sulmit më 1 tetor ndaj Izraelit.

Shpërthimet në Iran janë ndjerë orët e para të së shtunës në kryeqytetin Teheran dhe qytetin Kraja. Rreth orës 2 të mëngjesit ishte vala e parë e sulmeve izraelite, për tu pasuar më tej rreth orës 04:30 me një valë tjetër sulmesh që synonin instalimet ushtarake. Sipas mediave izraelite, vala e sulmeve kishte në shënjestër bazat e raketave dhe dronëve. Vala e dytë e sulmit u zhvillua në Teheranin lindor. Nga sulmet mbetën të vdekur 4 ushtarë iranianë.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi shkroi në rrjetet sociale se "ne rezervojmë plotësisht të drejtën për t'iu përgjigjur këtij agresioni që nuk mund të ndahet nga gjenocidi i Izraelit në Gaza dhe gjakderdhja në Liban. Bota duhet të bashkohet kundër këtij kërcënimi të përbashkët për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare."

Gjithashtu, Teherani pretendon se Izraeli kreu sulmin në bashkëpunim me SHBA-në,pretendime të cilat u hodhën poshtë nga kryeministria izraelite.

SHBA konfirmoi se Izraeli nuk goditi objektiva bërthamore apo të naftës, vetëm objektiva ushtarake. Sulmi ndaj Iranit përfundoi pak para orës 6 të mëngjesit. Raportohet se asnjë avion luftarak izraelit i përfshirë në operacion nuk është goditur.

Sipas IDF, shënjestra e sulmeve ishin grupimet e raketave tokë-ajër dhe elementë të tjerë të mbrojtjes ajrore iraniane.

Ushtria izraelite paralajmëroi se nëse ‘regjimi iranian bën gabim duke filluar një raund të ri përshkallëzimesh, de do detyrohemi të përgjigjemi’. Agjencia iraniane e lajmeve njoftoi se Irani është i gatshëm të përgjigjen çdo lloj sulmi izraelit.

Gjithashtu në të njëjtën kohë me valën e sulmeve ndaj Iranit, ka pasur raportime për sulme edhe në Siri, teksa në kryeqytetin e Damaskut janë dëgjuar shpërthime.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:23
Izraeli i sulmoi disa objekte ushtarake, Irani: Kemi të drejtë të përgjigjemi

1729974342_grwergewgewg.GIF

Abbas Araghchi

"Ne rezervojmë plotësisht të drejtën për t'iu përgjigjur këtij agresioni që nuk mund të ndahet nga gjenocidi i Izraelit në Gaza dhe gjakderdhja në Liban. Bota duhet të bashkohet kundër këtij kërcënimi të përbashkët për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare."

Kështu shkroi ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi rrjetet sociale, lidhur me sulmet izaelitë të mbrëmjes së djeshme.

"Ne e dënojmë fuqishëm sulmin kriminal ndaj qendrave ushtarake iraniane si shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Katër heronj të ushtrisë sonë sakrifikuan jetën e tyre për të mposhtur këtë sulm të pamatur dhe frikacak", shtoi kreu i diplomacisë së Teheranit.

Ora 21:10
Sulmet në Iran/ Netanyahu: Zgjodhëm objektivat bazuar në interesat kombëtare, jo në direktivat amerikane

1729344805_benjaminnetanyahu.JPG

Benjamin Netanyahu

"Izraeli i zgjodhi objektivat paraprakisht, bazuar në interesat e tij kombëtare dhe jo bazuar në direktivat amerikane."

Kështu deklaroi zyra e kryeministrit izraelit, Benjamyn Netanyahu, duke komentuar thashethemet sipas të cilave Izraeli fillimisht kishte planifikuar të godiste objektet e naftës dhe gazit natyror të Iranit, por ndryshoi mendje që të fokusohej ekskluzivisht në objektet ushtarake iraniane, pas presionit nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas zyrës së Netanyahut, këto aludime janë "krejtësisht të rreme".

Ora 21:07
Dhjetëra avionë izraelitë morën pjesë në sulmet ndaj Iranit

1729919122_luftaizraeliran.JPG

Iran

Dhjetra avionë të Forcave Ajrore izraelite, duke përfshirë avionë luftarakë, avionw furnizimi dhe avionë spiunazhi, morën pjesë në sulmet kundër Iranit herët të shtunën, sipas një zëdhënësi të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Ora 20:40
Irani: Sulmi izraelit nisi nga hapësira ajrore irakiane, e cila kontrollohet nga SHBA

1729968429_AAAAAAAA.GIF

Iran

Sulmi i mbrëmshëm izraelit ndaj Iranit erdhi nga "hapësira ajrore irakiane" dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janë "bashkëpunëtorë".

Këtë deklaroi misioni diplomatik i Iranit në Kombet e Bashkuara në rrjetin social “X”.

“Aeroplanët luftarakë të regjimit sionist sulmuan disa qendra ushtarake dhe radarësh iraniane nga hapësira ajrore irakiane, rreth 110 kilometra nga kufiri me Iranin”, pohoi misioni diplomatik, duke nënvizuar se “hapësira ajrore irakiane është nën pushtimin, komandën dhe kontrollin e ushtrisë amerikane dhe për këtë arsye "bashkëfajësia e Shteteve të Bashkuara në këtë krim është e sigurt".

Më herët, ministri i Jashtëm iranian , Abbas Araghchi, është shprehur se "nuk ka kufij në vendosmërinë e Iranit" për të mbrojtur interesat e tij.

Ora 20:39
Shkon në 4 numri i ushtarëve iraninë që humbën jetën nga sulmet izraelite

1729968001_jhtrtrjtjyjyjyjyjyjy.GIF

Iran

Dy anëtarë të tjerë të ushtrisë iraniane kanë vdekur nga plagët e pësuar gjatë sulmeve ajrore izraelite më herët të shtunën, sipas mediave shtetërore, duke e çuar numrin e viktima në të paktën katër.

Ata vdiqën të shtunën në mbrëmje sipas kohës lokale, sipas lajmeve shtetërore të Iranit, IRNA, e cila tha se të katër të vrarët punonin për mbrojtjen ajrore të ushtrisë.

Ora 17:08
Media: Izraeli sulmoi Iranin me mbi 100 dronë! Para sulmit, shteti hebre nxorri jashtë funksionit radarët e mbrojtjes ajrore në Siri dhe Irak

1729919122_luftaizraeliran.JPG

Iran

Para se të sulmonin në Iran, izraelitët sulmuan bateritë dhe radarët e mbrojtjes ajrore në Siri dhe Irak për të shmangur kapjen e dronëve të tyre, nga aleatët e Teheranit.

Këtë e kanë shpjeguar burime izraelite të cituara nga Neë York Times, sipas të cilave vetëm me një “rrugë të pastër”, avionët e Shtetit Hebraik u ngritën në drejtim të Republikës Islamike, mbi 1600 kilometra larg dhe goditën objekte ushtarake, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes.

Sipas dy burimeve, një valë tjetër sulmesh shënjestroi objekte që prodhojnë raketa me rreze të gjatë, duke synuar një komponent kritik në procesin e prodhimit të tyre, ndërsa infrastruktura energjetike, si objektet e prodhimit të naftës dhe gazit, nuk u sulmua.

Sipas gazetës, më shumë se njëqind avionë luftarakë dhe dronë u ngritën nga shteti hebre.

Ora 15:46
Dy ushtarë të vrarë në sulmet izraelite, thotë ushtria iraniane

1729920459_sulmiizraelity.JPG

Iran

Dy ushtarë u vranë në sulmet izraelite të shtunën në mëngjes, tha ushtria iraniane.

Deklarata e publikuar në median shtetërore thoshte se ushtarët u vranë “duke u përballur me predha të entitetit kriminal sionist”, duke iu referuar shtetit hebre.

Ora 15:29
Sulmet izraelite ndaj Iranit/ Scholz thirrje Teheranit: Ndaloni përshkallëzimin

1729085758_olafscholz.JPG

Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar Teheranin kundër çdo “përshkallëzimi” pas sulmeve izraelite në territorin iranian.

"Mesazhi im për Iranin është i qartë: përshkallëzimi masiv nuk duhet të vazhdojë. Ky reagim duhet të përfundojë tani. Vetëm atëherë do të hapet mundësia e zhvillimit paqësor në Lindjen e Mesme," tha Scholz përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Ora 09:41
Sulmi ndaj Iranit zgjati tre orë: Goditen 20 objektiva

1729928629_teheran.JPG

Sulmi ndaj Iranit zgjati më shumë se tre orë, me tre valë të ndryshme, gjatë të cilave Izraeli sulmoi bazat ushtarake, sistemet e mbrojtjes ajrore, objektet e prodhimit të raketave dhe lëshuesit e raketave tokë-tokë në distriktet e Teheranit dhe Khuzestanit dhe Ilamit në pjesën perëndimore të vendin.

Këtë e kanë raportuar mediat izraelite. Sipas New York Times , sulmi goditi 20 objektiva të ndryshëm.

Sipas disa raporteve, sistemet e mbrojtjes ajrore në Siri dhe Irak u goditën nga sulmet izraelite gjatë aksionit për t'i dhënë lirinë e veprimit luftëtarëve të drejtuar për në Iran.

Ora 07:54
SHBA: Për Izraelin ishte vetëmbrojtje, Irani duhet të shmangë sulmet e mëtejshme

Shtetet e Bashkuara i janë drejtuar drejtpërdrejt Iranit për të kërkuar që ai "të shmangë sulmet e mëtejshme kundër Izraelit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon".

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të ndërpresë sulmet ndaj Izraelit në mënyrë që ky raund luftimesh të mund të përfundojë pa përshkallëzim të mëtejshëm”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Sean Savett.

“Përgjigja e Izraelit ishte një ushtrim vetëmbrojtjeje, veçanërisht duke shmangur zonat e populluara dhe duke u fokusuar ekskluzivisht në objektivat ushtarake, në kontrast me sulmin e Iranit ndaj Izraelit që synonte qytetin më të populluar të Izraelit,” shtoi ai.

Ora 07:37
Sulmi izraelit ndaj Iranit, u goditën fabrikat e raketave dhe bateritë kundërajrore

1729921126_sulmetneiran.JPG

Sulmet izraelite kishin në shënjestër vendet ushtarake iraniane, duke përfshirë bateritë e mbrojtjes ajrore dhe vendet e prodhimit të raketave balistike, të përdorura në sulmet direkte iraniane ndaj Izraelit më 1 tetor dhe 14 prill.

Këtë e bëri të ditur faqja e internetit Times of Israel, duke raportuar fjalët e IDF. Sulmet u kryen në disa valë përgjatë disa orësh, mëngjesin e kësaj të shtune, në zona të ndryshme të Iranit.

Ushtria izraelite thotë se sulmet kanë dhënë "liri më të gjerë të veprimit ajror në Iran" dhe se ka një gamë më të gjerë objektivash që mund të godasë në operacionet e ardhshme nëse është e nevojshme.

Një përgjigje e mundshme iraniane ndaj sulmit është duke u vlerësuar, por për momentin nuk janë bërë ndryshime në udhëzimet për civilët.

Ora 07:26
Irani: Sulmi izraelit shkaktoi dëme të kufizuara

1729920459_sulmiizraelity.JPG

Forcat e mbrojtjes ajrore të Iranit konfirmuan sulmin izraelit në disa baza ushtarake në Teheran dhe qytete të tjera, duke thënë se ai "shkaktoi dëme të kufizuara".

“Ky regjim i rremë (Izraeli) sulmoi pjesë të qendrave ushtarake në provincat e Teheranit, Khuzestanit dhe Ilamit”, thuhet në një deklaratë, duke shtuar se sulmi “shkaktoi dëme të kufizuara” pasi u kap në kohë.

Ora 07:23
Sulmet izraelite në Teheran/ IDF: Objektivat u arritën, Irani e ka paguar çmimin! Mos reagoni!

1713118702_danielhagari.JPG

“Objektivat e sulmit janë arritur”. Këtë e tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, duke paralajmëruar gjithashtu Iranin se Izraeli mund të godiste objektiva të mëtejshme.

“Bastisja hakmarrëse ka përfunduar dhe objektivat e saj janë arritur”, tha ai në një njoftim për shtyp.

Sulmi i IDF-së kishte në shënjestër vendet e prodhimit të raketave iraniane dhe bateritë e mbrojtjes ajrore, në përgjigje të sulmeve të drejtpërdrejta të Iranit ndaj Izraelit në fillim të këtij muaji dhe në prill, si dhe sulmeve të vazhdueshme nga aleatët e tij në të gjithë Lindjen e Mesme.

"Tani Izraeli ka liri më të madhe veprimi edhe në Iran. Irani e goditi Izraelin dy herë dhe e pagoi çmimin," tha ai.

"Ne jemi të fokusuar në qëllimet e luftës në Gaza dhe Liban. Është Irani ai që vazhdon të shtyjë për një përshkallëzim të gjerë rajonal," thotë Hagari.

"Ne do të dimë të zgjedhim objektiva shtesë dhe t'i godasim nëse është e nevojshme. Ky është një mesazh i qartë: kushdo që kërcënon Izraelin do të paguajë një çmim të lartë," shton Hagari.

G.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fyyiittrrnnoossggg: 26/10/2024 22:26

    Kurr skam mujt me e kuptu na vend Ballkanik ne qender te EUROPES rrac e bardh e paster Ariane se qa dun Shqiptaret kur dalin ne protest ne Kosov dhe Tirane me mbroj vendet Arabe si Palestinen,Iranin,Sirin,Arabin Saudite apo Turqine?????Ne nje koh qe tan Shqiptaret i kan fmit e tyne ne kurbet ne EUROPE e kur atje presim edhe antaresimin???????Po ti kishim kojshi Turqit e venet Arabe qe marrim e japim hajt ma!!!!!!!

    Përgjigju
    • lia: 28/10/2024 09:44

      mizerje po ato krime qe po behen si nuk ju vjen zor se e keni hequr edhe ne kuruz ca ka lidhje europa ketu ku pe behen masakra te tmershme dhe njerzit thone se eshte per vetmbrojte dem kolateral turp tju vije kush vret femije dhe gra pleq e te rij zoti i pafte dhe mos e bofshin piken e hajtit

  • E verteta,: 26/10/2024 15:59

    Izraeli eshte pasqyra e PERENDIMIT te DEGRADUAR......

    Përgjigju
    • ccc: 26/10/2024 21:08

      Po Irani pasqyra e kujt eshte?!

  • Kasem Gahinji: 26/10/2024 12:52

    Kjo lufte Ka nxitjen dhe mbeshtetje.Sulmon Izraeli dhe qenkan vetembrojtje.Sulmohet izraeli dhe qenkan agresion

    Përgjigju
  • Lindi: 26/10/2024 11:03

    Izraelin dhe palestinen I mban peng e kaluara, u Ka ngel ora. Ata kane ngjitur një xhami dhe një kishë. Dhe këto simbole jane shkaku sherrit. Jo ti Jo unë, kush ka qene me pare aty mgjse kane kaluar shekuj.

    Përgjigju
  • aex: 26/10/2024 09:49

    cifuti me i ndyre ne bote.

    Përgjigju
  • Bzzzzz: 26/10/2024 09:16

    Kur e ka rradhen erdogani???

    Përgjigju
    • Bzzzzz: 26/10/2024 17:17

      Akoma nuk eshte djegur turqia? Une kam hallin se po e hoqen qafe erdoganin do vdesin nga merzia kte shqipfolsa-komentuesa tru shperlar anti-shqiptar.

    • @or tej: 26/10/2024 13:58

      Shyqyr mbyllet hallet tona u mbeti turqia tani

    • Or tej: 26/10/2024 09:59

      Do vdese nje dite edhe ai dhe do shpetoje turqia nga islamizimi radikal or teeeejjjjj

  • Bim: 26/10/2024 08:42

    Ne 2300 vjet e fundit histori ne kete bote shume gjera kan ndryshuar por nje ka mbet, deshira per ti përzënë çifutat.

    Përgjigju
    • Bim: 26/10/2024 10:26

      Me ty jam Çifut, nje dite do te largohen edhe nga aty, e rendesishme eshtr me e arrit ate dite e me u knaq pak

    • Cifuti: 26/10/2024 10:12

      Ne te gjitha keto vite qe thua keta cifutet nuk kane mundur te krijojne shtet se i kane perzene nga cdo vend sepse e tille rrace eshte por dhe tani qe kane nje pseudoshtet do vij momenti qe do te largohen si e kane zakon

  • Cifuti: 26/10/2024 08:12

    Nuk eshte rastesi qe jeni ne lufte me gjithe rajonin , kjo tregon se cfare ndyresirash jeni por kur i hap varrin tjetrit do bie vete brenda prandaj cifutet do ta paguajne nje dite

    Përgjigju
    • Beni: 26/10/2024 14:21

      Dakord pervecse lavazh truri po ta paskan lare dhe me ace

    • Bim: 26/10/2024 10:28

      Dakord qe paske pjerdh nga trute o dakord. Ato jan organizata qe luftojn per pavarsine e popullit tyre njesoj si UCK ne Kosove. Pa Izrael nuk do te ekzistonin Hamasi e Hezbollahu e ndoshta as ekstremistat fetar

    • Dakord: 26/10/2024 10:19

      Mjerë ti për trutë që ke! Janë në luftë me gjithë rajonin sepse rrethohen nga islamikë radikalë terroristë, sepse janë i vetmi vend demokratik në atë rajon. Dhe nuk janë në luftë me fqinjët por vetëm me organizatat terroriste që fshihen në liban dhe siri. Nuk janë në luftë as me Jordaninë as me Egjiptin. Vendet e zhvilluara myslimane janë me Izraelin.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë