Boateng ka lënë pas Thomas Müllerin dhe Robert Lewandowskin.
27-vjeçari është mbrojtësi i parë që e merr këtë çmim, që pas nderimit të Jürgen Kohler në vitin 1997.
Ndërsa titullin trajneri i viti shkoi për Dirk Schuster për punën e tij me ekipin Darmstadt 98. Trajneri i ri i Augsburgut fitoi 256 vota duke mundur trajnerin e Dortmundit Thomas Tuchel (134 vota) dhe ish-trajnerin e Bayernit Pep Guardiola (54 vota).
Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Low arriti vetëm në vendin e gjashtë me 19 vota.
Si lojtare e vitit u zgjodh Alexandra Popp me 109 vota.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com