Ja 5 super ushqime që mbase nuk i njihni por që kanë vlera të jashtëzakonshme për organizmin dhe bukurinë tuaj

Veç ushqimeve të përditshme që duhet ti përzgjedhim me kujdes për një dietë sa më të shëndetshme, ekspertët rekomandojnë edhe ato që njihen si super-ushqimet. Bëhet fjalë për bimë të veçanta, alga apo edhe erëza që na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për tu furnizuar me antioksidantë dhe elementë të tjerë të nevojshëm për organizmin tonë. E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli”, nutricionistja Diola Dosti Baftiu shpjegoi vetitë e 5 super-ushqimeve kryesore të cilat jo vetëm që na ushqejnë por edhe na bëjnë të dukemi më bukur.

Ka autorë të ndryshëm që bëjnë klasifikime të ndryshme të superushqimeve. Duke u nisur nga përmbajtja e lartë e antioksidantëve, i pari është Goxhiberri e cila gjendet edhe në tregjet tona dhe një supërushqim që ka numrin më të lartë të antioksidantëve, rreth 25 mijë. Është shumë i mirë sidomos në stinën e dimrit sepse është një bombë me bvitaminë C. Në klasifikim janë dy alga Klorela dhe Spirulina, Klorela ka përmbajtje të lartë të jodit, ka shumë anti-oksidantë, ka shumë hekur dhe ndihmon shuëm njerëzit që kanë mungesë të hëkurit. Njerëzit të cilët janë anemikë janë më të zbehtë, kështuqë duke rregulluar nivelin e hekurit në gjak bëhen edhe më rozë, dhe më të bukur. Që të dyja këto alga mund të rekomandohen edhe për femijët. Por ka një problem me këto 2 alga, duhen blerë gjithmonë shumë të sigurta, sepse rekomandohen edhe për individët që kanë nivel të lartë të mërkurit, sepse ato shërbejnë si sfungjer që thithin metalet e rënda, plumbin dhe mërkurin. Kemi një tjetër superushqim dhe dalim tek balancimi hormonal. Në të gjitha ushqimet që mund të rekomandoj, është një superushqim që njihet me emrin Ashvagantha, një erëz indiane, një balancues hormonal i jashtëzakonshëm, si në nivelin e estrogjenit tek femrat më shumë por edhe të testoseronit, bën një balancim perfekt edhe tek individët që kanë probleme hormonale. Fitoplanktoni i marinës ëhstë një tjetër superushqim, në klasën e algave të detit. Por krahasuar me Klorelën dhe Spirulinën , është 1 milion herë më fantastik. Nuk njihet shumë dhe nuk gjendet në vendin tonë por është një superushqim që duhet të nisë të futet edhe në tregun shqiptar patjetër.

Diola Dosti Baftiu, nutricioniste

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)