TIRANË - Zyrtarizohen emrat e 7 gjyqtarëve garues për vendet vakante në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. 

Votimet për këtë garë do të bëhen më 14 dhjetor në Konferencën Gjyqësore e cila do të mbahet në Tiranë, ndërsa tre ditë para përfundimit të afatit të regjistrimit janë 7 garues të regjistruar.

Shqiptarja.com ka siguruar emrat e 7 garuesve ku mes tyre rezultojnë 3 gjyqtare dhe 4 gjykatës.

Enejda Civici, Enkelejdi Hajro, Gerd Hoxha, Luan Hasneziri, Petrit Çomo dhe Neritan Cena janë gjyqtarët të cilët kanë shpallur kandidaturat për katër vendet e lira në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)