Ja 73-vjeçarja që gatoi byrek me
gjizë për World Food Programe
“Byrek me gjizë” ishte receta e ofruar për të gjitha amvisat këtë të enjte nga “World Food Programe”, një nga organizatat më të mëdha humanitare në botë, kundër urisë. Amvisa, është një 73-vjeçare nga Fieri, familja e së cilës u prek nga përmbytjet në janar të 2015-ës.
“Byrek me gjizë” ishte receta e ofruar për të gjitha amvisat këtë të enjte nga “World Food Programe”, një nga organizatat më të mëdha humanitare në botë, kundër urisë.
Kjo organizatë, ndonëse që prej vitit 2006 nuk ka më zyrë në Shqipëri, ndihmon çdo ditë familjet shqiptare në nevojë, nëpërmjet platformës së saj online SCOPE, ku njerëzit dhurojnë para në ndihmë të të varfërve.
Amvisa e sotme ishte Salta, një 73-vjeçare, nëna e 9 fëmijëve nga fshati Darëzezë i qytetit të Fierit, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet e janarit, të cilat ishin më të rëndat në Shqipëri gjatë dekadave të fundit.
“Familja e saj humbi 7 pula dhe një dhi e cila po lindte gjatë përmbytjeve. Të gjitha këto u përmbytën, duke marrë me vete edhe mundësinë për të siguruar ushqimin për fëmijët,” thuhet në faqen e World Food Programe.
Receta e saj, ishte “ Byrek me gjizë”, një nga gatimet tradicionale shqiptare. Salta ashtu si të gjitha amvisat e tjera, pasi bleu të gjithë përbërësit e nevojshëm, përgatiti byrekun.
WFP, sjell fotot që tregojnë teksa e moshuara gatuan byrekun me peta, në shtëpinë e saj të varfër. Por siç shkruhet në faqen e WFP, “Salta nuk arriti që ta piqte byrekun në tavë nuk kishte energji elektrike.
Dhe falë programit të WFP, e moshuara nga Fieri, e cila është një nga 9500 amvisat shqiptare që ka përfituar nga ndihma e kësaj organizate, arriti të mblidhte nga receta e saj rreth 13.020 mijë lekë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08