Ja 8 qytetet për një
fundjavë ideale pranvere

Shiu mund të vazhdojë të bjerë , por dielli i pranverës tashmë ka dalë! Me apo pa “plakat” sic i quajmë në gjuhën e përditshme ato grahmat e fundit të dimrit, stina më e gjallëruar e vitit, ka filluar dhe dielli jo vetëm që do të shndrijë, por edhe do të ngrohë në ditët që do të vijnë.

Bashkë me natyrën, celjen e luleve dhe gjelbërimin, zgjatjen e ditës dhe rritjen e temperaturave vjen dhe dëshira për të kaluar më shumë kohë jashtë shtëpisë. Piknikë, ecje të gjata, ekskursione por edhe fundjava larg rrëmujës dhe rutinës së përditshme.

Pranvera është një nga stinët që ka duk në shumë prej vendeve të botës, ku natyra dhe arkitektura, kultura dhe jeta sociale, aktivitetet dhe ngjarjet e ndryshme kulturore shpërthejnë po aq fort dhe bukur sa lulet nëpër pemë. Eshtë stina e fundjavave plot zbulime dhe energji.

Shpesh udhëtarë të thjeshtë apo njohës profesionistë të turizmit , guida të njohura e të panjohura japin sugjerime pafund për të shfrytëzuar sa më mirë këtë stinë. Dikush sugjeron tre ditë në Shën Petërburg, dikush “një Dublin për të pirë”, e dikush “Pranverë në Paris”.

Për të qëndruar pranë atyre që u pëlqen pushimi aktiv, udhëtimi dhe thyerja e rutinës, po ju sjellim disa sugjerime për udhëtimet e pranverës, bazuar mbi guidën e njohur Lonely Planet. Ja disa nga alternativat për fundjavat e pranverës. Dhe jo vetëm.Në këtë speciale ka dhe udhëtim të supershtrenjtë dhe ide për argëtime falas. Pjesat tjetër? Aktivitete dhe festivale në mbarë botën.

Tetë janë qytetet më të mirë europiane, ndër më të dashurat mes atyre që udhëtojnë shumë dhe të falin magjinë e rikthimit , duke mos shterruar asnjëherë risitë e tyre. Duke lexuar shënimet e autorëve të Lonely Planet mudn të gjeni frymëzimin tuaj për një udhëtim plot emocion dhe kujtime të bukura

STAMBOLL:  KROCERA NË HALIÇ

Për të gjithë vizitorët e këtij qyteti, është I njohur një ekskursion në Bosfor, por janë të paktë ata që dinë mundësinë e një udhëtimi me krocera Haliç, të njohur ndryshe si Briri I Artë. Deri pak kohë më parë kjo zonë ishte shumë e ndotur dhe lagjet periferike në brigjet e saj nuk ofronin asnjë interes. Por tani është ndryshe.

Deti është pastruar dhe është ngritur një qendër kulturore. Një ditë për të eksplotuar këtë lagje dhe rrethinat e saj do t’ju zbulojë një fytyrë tjetër të Stambollit. Për akomodim mund të zgjidhni një hotel si Ottoman Hotel ose më lirë akoma Hotel Poem, dhomat e të cilit janë mbushur me poezi të autorëve turkë.

BUDAPEST, NË NDJEKJE TË RISIVE

Qyteti I bukur hungarez ju pret me disa risi që I japin lezet udhëtimit tuaj, për shembull Bagni Rácz, të fondacionit turk, janë rihapur pas një kohe të gjatë mbylljeje. Për të vijuar më tej më Bródy House, një hotel I përzier më butikë, klabe e galeri. Gjendet në veri të muzeut kombëtar hungarez. Tetë dhomat e tij, janë një ekuilibër I përsosur mes stilit antik dhe modern.

PRAGA DHE KUBIZMI

Kush e ka parë Pragën I ka në sy linjat e barokut që e kanë bërë të famshme ose ato linjat e Artit të Ri që ia kanë rifreskuar bukurinë. Këtu mund të shijoni edhe krijimet kubiste. Ndërtesat më interesante janë ngritur në këtë stil dhe mund të soditen nga fortesa Vysehrad: nuk duhet humbur e Villa Libusina dhe godinat e Rasinovos. Ky do të jetë një takim tjetër me personalitetin poliedrik të kryeqytetit cek.

BARCELONA, DËSHIRA TË PAZAKONTA

Barcelona është qyteti klasik për tu rikthyer por këtë herë mund të shmangen destinacionet e njohura. Mund t’I përkushtoheni disa përvojave më të vecanta, të bukura. Ngjituni në  bar Eclipse të Hotel Ë Barcelona, përballë detit, me fytyrë nga Port Vell: nga lartësia do të shihni të gjithë qytetin nën këmbët e tua. Mos harroni të shijoni verë mes njerëzit në Eixample, ku patjetër duhet të fokusoheni  tek  Tapaç 24 (Carrer de la Disputació 269), tempulli i  tapas dhe bikineve.

PARISI ËSHTË GJITHMONË PRANVERË

Kjo zonjë e vjetër europiane jo vetëm që nuk ka rrudha por në disa lagje është duke fituar edhe më shumë klas. Është me kaq energji dhe sharm sa mund të ndieni atmosferën e një pranvere të përjetshme.  Shijoni gëzimin e jetës mes aromave të Marché Bastille. Më pas silluni në rrugët e Marais e ndaloni në kafe me krem tek Café Hugo, vendi i preferuar i shkrimtarit francez. Dhe nëse bie shi, ka plot për të parë, mes rrugicave të vogla të mbushura me dyqane për të parë dhe shijuar.

ROMA PLOT SHIJE

Ashtu si klasikët e mëdhenj, Roma  dhuron befasi në cdo vizitë edhe kur shikon gjërat më pak të njohura të saj. Kaloni në San Lorenzo, një lagje e rrëfyer nga Elsa Morante në “La storia” është mkë zonë e gjallë studentore plot me grafite dhe studio artistësh dhe restorante tendencë. Pa harruar të provoni shije marramendëse në Antica Fabbrica del Cioccolato di Said, në rrugën  Tiburtina. Restoranti aty ka një kuzhinë mjaft të mirë.

LISBONA LARG RRËMUJËS

Qyteti në Rio Tejo nuk mund të humbasë në listën tuaj të vendeve që duhen  vizituar  patjetër edhe pse dielli nuk është aspak i pakët në këtë stinë. Këtu, gjithashtu, kërkoni për perspektivat e pazakonta dhe të dobishme. Në lagjet e qeta dhe të gjelbëruara të  Lapa dhe Estrela mund të shmangni rrugët e mbipopulluara dhe të humbin mes shesheve të vogla, me bare dhe rrugica pranë lumit  si dhe të ndeshni ndërtesa antike, dyqane dhe plot galeri arti.

BERLINI DHE TENDENCAT E SË ARDHMES


Nuk ka muaj më të  mirë se sa një tjetër i për të vizituar Berlinin, por perspektiva e pjesëmarrjes në pranverën e përjetshme në kryeqytetin gjerman është një arsye e madhe për të udhëtuar drejt tij. Një motiv për udhëtimin tuaj këtë herë mund të jetë përjetimi i qytetit nëpërmjet jetës së përditshme të banorëve. Pra, jo Tor Brandenburger dhe Museuminsel.

Vini në program, megjithatë, një kalimi në Neukölln, lagjja ku duket se kanë lindur tendencat e së ardhmes, një shëtitje në Schöneberg Boutique, populluar nga burrat me kostume dhe kollare, ish hipi dhe emigrantë turq. Dhe relaksim mes bareve të Kotti,  një zonë e gjallë dhe e këndshme U-Bahn stacioni Kottbusser Tor.

Shkrimi u botua sot në suplementin Fundjava të gazetës Shqiptarja.com (print) 22.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës