BRITANI-Një sërë ministrash të kontaktuar nga profili fallco në Twitter i një gazetari, i cili shtirej si një vajzë bionde dhe aktiviste konservatore, ka dal në dritë pas dorëheqjes së ministrit të Shoqërisë Civile në Britani, Brooks Newmark.
Nëpërmjet një adrese të rreme në Twitter , gazetari është shtirur si një aktiviste konservatore me emrin “Sophie Wittams”. Adresa tashmë është fshirë por kanë mbetur në rrjet ende disa elementë që tregojnë rreth saj.

“Biondia” ka provokuar me anë të disa fotove ndërkohë ministri i ka kthyer asaj një foto ku shfaqet me pizhama. Pas rënies në këtë kurth babai i pesë fëmijëve, ministri Brooks Newmark ,është shprehur gjatë dhënies së dorëheqjes se është treguar i pamend kur i ka dërguar “vajzës” atë foto.

Ndërkohë këto foto provokuese i janë vjedhur vajzës, emri i vërtetë i së cilës është Charlene Tyler, nga gazeta “The Sunday Mirror”.
Ajo është shprehur mjaft e indinjuar dhe e mërzitur që fotot e saj me bikini janë përdorur për këtë adresë të rreme dhe kanë çuar në shkëtërrimin e jetës së ministrit. Diçka e tillë sipas saj nuk ishte aspak etike për tu bërë nga një media.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com