Stilistja e njohur shqiptare Rezarta Skifteri ka krijuar edhe veshjen e Eneda Tarifës në Festivalin e 54-të të TVSH-së, kur ajo triumfoi me këngën “Përrallë”. Në një intervistë për Eurovizion Albania ajo ka treguar se asaj i është kërkuar të jetë pjesë e ekipit shqiptar në Eurovizion, për të dizajnuar kështu veshjen e Tarifës.

“Po, më është kërkuar që të shkoj të dizajnoj dhe të realizoj veshjen e Enedës në Eurovizion. Më është kërkuar të jem pjesë e stafit që do të shkojë në Suedi por shkaku i impenjimeve të mia të shumta kjo do të jetë pak e vështirë. Megjithatë, besoj se veshja që është disa herë e kërkuar nga Eneda do të jetë kënaqësi për mua”, tregon Skifteri në këtë intervistë.

Eurovizioni i këtij viti mbahet në muajin Maj në Stokholm të Suedisë.
eneda tarifa
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)