NerdWallet ka përcaktuar qytetet më të mira për të gjithë femrat që janë singël bazuar në tre faktorë kryesorë: disponueshmëria, mundësia për të takuar njerëz dhe përballueshmëria.
 
 Në listën e qyteteve më të përshtatshme renditen:
 
1. San Francisco
2. Miami
3. Minneapolis
4. Seattle
5. San Diego
 
 
 Këto zgjedhje janë bazuar në mundësinë për të përballuar secilin prej këtyre vendeve financiarisht.

Pikërisht për këtë përballueshmëria është një nga faktorët kryesorë që meret parasysh në listimin e këtyre qyteteve.

Dy bileta filmi, një shishe verë dhe një pizza do të mjaftonte për të kaluar një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e një personi.

Dhe mbi të gjitha kjo është mjaft me leverdi.

Përsa i përket mundësisë për të njohur persona të rinj, këto vende janë favorite, për shkak të numrit të madh të turistëve.

Ju mund të njiheni me njerëz nga vende të ndryshme të botës.

Nëse ndokush është ende “single” dhe nuk dëshiron që këtë "Shën Valentin" ta kalojë vetëm, ju keni ende disa ditë për të bërë ndonjë lëvizje.

(b.t/shqiptarja.com)