Ja cilat janë pesë këshillat se si
mund ta kontrollojmë zemërimin

Ja cilat janë pesë këshillat se si<br />mund ta kontrollojmë zemërimin
Është vështirë t’i besoni dikujt që thotë se asnjëherë nuk zemërohet. Është natyrale që çdo qenie njerëzore të lumturohet, mërzitet apo zemërohet herë pas here. Vetëm një murg mund të thotë se asgjë nuk mund ta bëjë atë ta humb temperamentin.

Rrjedhimisht, humbja e temperamentit për shkak të gjërave që nuk të pëlqejnë është një gjë normale. Sidoqoftë, disa njerëz lehtë e humbin kontrollin dhe e dëmtojnë veten apo të tjerët rreth tyre. Në situata të tilla është normale të brengosemi. Por, për t’i ndihmuar njerëzit e tillë, më poshtë i keni disa këshilla që ju ndihmojnë ta kontrolloni mendjen dhe të qetësoheni, transmeton Telegrafi.

Pranojeni se jeni të zemëruar

Mos u shtirni kinse nuk jeni të zemëruar atëherë kur jeni duke vluar përbrenda. Do të merrni frymë më shpejt dhe shtypja e lartë e gjakut mund t’ju ngritët  Sidoqoftë, nëse e pranoni se jeni të zemëruar, kjo do t’ju mundësoj juve të qetësoheni dhe do të ndjeheni sikurse e keni gjetur një zgjidhje permanente.

Shfrytëzojeni zemërimin për mirë duke bërë aktivitete

Dilni për vrap, kik boks, kërcim, apo bëni çfarëdo që jua mundëson ta shprehni zemërimin në aktivitet. Sigurohuni që nuk do ta lëndoni askënd dhe nuk do të thyeni asgjë për ta liruar zemërimin. Nëse nuk e keni askënd afër jush, mund edhe të bërtitni me të gjithë zërin.

Mos e lini frustrimin t’ju djeg nga përbrenda, por vriteni atë!

Shkruani ndjenjat në letër…

Nëse jeni aq të zemëruar saqë nuk mund t’i ndani ndjenjat me të tjerët, atëherë e keni mundësinë t’i shkruani ato në një copë letër. Në këtë mënyrë mund të kuptoni se çfarë të ka zemëruar dhe të gjeni një zgjidhje për këtë.

Ndani ndjenjat me dikë që i besoni

Nëse keni ndonjë koleg apo shok të cilit mund t’i besoni, atëherë ndani ndjenjat me të. Por, duhet të keni parasysh se jo çdo njeri që ia tregoni ndjenjat mund t’ju mbështesë. Disa mund ta thellojnë problemin, disa mund të përpiqen të argëtohen me të, prandaj keni kujdes nga ata njerëz.

Është mirë ta diskutoni problemi me babanë, nënën apo anëtarët tjerë të familjes.

Relaksohuni

Kur zemërimi juaj është në nivel të lartë, merrni thellë frymë dhe relaksohuni. Duhet ta keni parasysh që të gjitha gjërat ndodhin në jetë, dhe është mirë të lexoni thënie inspiruese apo të shikoni video motivuese në internet.

Gjithashtu, dëgjimi i muzikës është mënyrë e mirë për t’u relaksuar./ bota.al 

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!

Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!