Ja disa nga çrregullimet
në të folur të fëmijëve

Ja disa nga çrregullimet <br />në të folur të fëmijëve
Çrregullimet në të folur prekin 3% e popullsisë, por përqindja rritet ndjeshëm në fëmijët e moshës 2-6 vjeç, me një kulm prej 7%. Janë çrregullime specifike të gjuhës, ku hyjnë vështirësia për kapjen dhe artikulimin e fjalëve, për të kuptuar dhe shprehur një fjalë në formë korrekte.

Situata që tentojnë të "izolojnë" fëmijën, me pasoja në marrëdhëniet shoqërore dhe çrregullime të mundshme emocionale dhe të sjelljes, përveç vështirësisë për të mësuar shkrim dhe lexim. Sipas një shkrimi të botuar në “Corriere Della Sera”, specialistët i kategorizojnë këto fëmijë në tre tipe.

 "Çrregullimet specifike të gjuhës nuk janë pasojë e një sëmundje neurologjike dhe as dëmtim i aparatit të të artikuluarit të fjalëve, gjithashtu nuk është as deficit intelektual apo situatë e kufizuar social-kulturor - shpjegon Tiziana Rossetto, kryetar i Federatës së Logopedisë në Itali. - Hulumtimi i fundit konfirmon origjinën e tyre neurobiologjike dhe se ekziston një përqindje e lartë që vijnë si pasojë e trashëgëmisë familjare, rreth 70%.

Ata grupohen në tre kategori: çrregullim specifik i artikulimit, në të cilin fëmija shqipton keq fjalët ose nuk është në gjendje të artikulojë tingujt caktuara, të cilët duhet të ishin prezent në moshën e tij; çrregullim i gjuhës shprehëse) ekspresive), në të cilën ai ndërton fjalë të alteruara kështu ( "Loda” në vend të “dola”) ose të frazës ("jo ha fëmija" për "fëmija nuk ha"), mëgjithëse e kuptojnë atë çfarë u është thënë si dhe çrregullimi i të kuptuarit të gjuhës, kur fëmija ka lufton që të përpunojë si informacionet hyrëse (vështirësia e kuptimit) si ata që duhet të thotë (vështirësia e shprehjes)".

Problemet te fëmijët

Një target grup tepër i ekspozuar ndaj problemeve të gjuhës dhe komunikimit janë fëmijët. Për këtë arsye këshillohet që tju lexohet me zë të lartë. Kur ju i lexoni fëmijës me zë të lartë, fëmija dëgjon se si tingëllojnë tingujt e ndryshëm dhe emocionet që shprehni. Gjatë këtij procesi, fëmija përpiqet të imitojë tingujt ose fjalët që dëgjon më shpesh.

Leximi u mëson fëmijeve si të dëgjojnë me vëmëndje, si të rrinë të qetë dhe si të përqëndrohen në kryerjen e një detyre për një kohë më të gjatë. Gjithashtu i ndihmon fëmijët, që me anë të karaktereve ose personazheve të librave, dhe mënyrës se si shprehen dhe sillen ato, si ishprehin opinionet e tyre dhe si nxjerrin konkluzionet; të kuptojnë se si njerëzit veprojnë dhe reagojnë në momente të caktuara.

Ky proces ndihmon edhe në zhvillimin social të fëmijëve. Leximi është një aktivitet që vë në punë shumë shqisa. Të gjitha këto ndihmojnë zhvillimin e aftësive të të menduarit tek fëmijët.Tri vitet e para të jetës janë vitet më të rëndësishme në zhvillimin e gjuhës së folur dhe më vonë në mësimin e shkrimit e leximit. Gjatë kësaj moshe fëmijët duhet të inkurajohen të luajnë me libra, t’i eksplorojnë ato, të këndojnë këngë ninananash, këngë të ndryshme për fëmijë, të recitojnë vjersha, të dëgjojnë përralla e tregime, dallojnë fjalë, si edhe të zhgarravisin. Të gjitha këto ndihmojnë në zhvillimin e gjuhës.

Vlerësimi do të nisë në 3 nivele:
Së pari: Përshkrimi i përgjithshëm, çfarë bën fëmija, reagon ose bashkëpunon me individët dhe ambientin që e rrethon, çfarë bën për të zgjidhur pengesat e vogla qe i dalin në ambientin rrethues, strategjitë që përdor. Së dyti: Komunikimi verbal dhe jo verbal,mënyrën se si komunikon,me gjeste, me shikim. Ku gjuha të fillojë të zhvillohet, do të vlerësohet edhe kompetencat linguistike, çfare thotë, çfare njeh, në nivelin pragmatik, fonetiko-fonologjik dhe gramatiko-sintaksor, gjuhën e shkruar dhe aftësitë matematikore si dhe së treti: Muskujt buko facial, organizimin praktik të gojës, dinamikat e të ushqyerit, funksionet fonetiko-artikulare, funksionet respiratore.

STRATEGJI NDIHMESE

Një fëmijë belbëzues(BELBEZIMI=ka të bëjë me rrjedhshmërinë e të folurit, ai përfshin përsëritjen e shpeshtë/e shpejtë të bashkëtingëllores fillestare apo tingullit zanor në fillim të fjalëve): mbatja e gojës tek fëmijët fillon para moshës 8 vjeç, dhe 75% e këtyre fëmijëve u ndalon mbajtja e gojës në moshën e adoleshencës. Duke qënë gjithnjë nën stres, kordat e tyre vokale shpesh kalojnë në spazmë para se të fillojnë të flasin në këtë mënyrë mund të kemi bllokim total verbal.

Për të qetësuar kordat vokale dhe për t’i mbajtur ato hapur, fëmijët që u mbahet goja, shpesh marrin dhe nxjerrin frymë për periudha të zgjatura para se të fillojnë të flasin. Ky person zakonisht nuk ka asnjë problem kur këndon dhe shpesh herë me këtë kategori përdoret si metode pune muzikoterapia. Tendenca për mbajtjen e gojës është gjenetike në familje çka do të thotë se nëse një nga pema familjare kryesisht prindër apo kusherinj të gradës së parë është belbëzues ka një precedent që dhe një pasardhës i tyre të jetë belbëzues.

Në moshën 3 vjeçare belbëzimi tek fëmijët është një dukuri që njihet si pasoje numrit të madh të mendimeve që fëmija ka dhe numrit të kufizuar të fjalorit që ka për ta shprehur. Këshillohet që prindi të mos enxisë fëmijen duke ja kërkuar vazhdimisht fjalën e thënë gabim. Është e nevojshme që fëmijës ti lihet kohë. Në rastin kur belbëzimivazhdon edhe ne moshën e kopshtit apo atë shkollore është e nevojshme të drejtohet tek specialisti logopedist.

Në rastin e një fëmije disleksik(DISLEKSIA=vështirësi në procesin e leximit. Disleksia është rezultat i paaftësisë të njërës nga dy hemisferat e trurit për të dominuar) duhet ta thuash një fjalë duke e copëzuar në pjesë përbërëse dhe të bësh pauza ndërmjet secilës pjesë, si p.sh. ‘tavo...lina’. Pastaj nxënësit bashkojnë pjesët e veçanta në një fjalë të vetme dhe e thonë të gjithë fjalën. Me rritjen e saktësisë sëpërvetësimit të këtij fenomeni, mund të përdoret e njëjta teknikë për bashkëtingëlloret që janë në fillim të fjalëve, duke theksuar bashkëtingëlloren e parë të fjalës si p.sh. ‘t...opi’.

E njëjta metodë/teknikë mund të përdoret edhe për bashkëtingëlloret fundore. Zëvëndësimi i tingullit fillestar është një procedurë që ndihmon nxënësit me disleksi të fokusohen në tinguj të veçantë. Një fjalë që përdoret shumë, shkruhet në dërrasën e zezë. Mbasi lexohet fjala e shkruar në dërrasë, mësuesi fshin bashkëtingëlloren e parë/fillestare dhe e zëvëndëson me një bashkëtingëllore tjetër, dhe pastaj lexon përsëri fjalën e krijuar.

Kjo metodë ndihmon nxënësit me disleksia të fokusohen në shkronjën dhe në tingullin e saj korrespondues. Personat disleksik kanë të njëjtën shkallë inteligjence me bashkëmoshatarët e tyre për këtë arsye është shumë e nevojshme që në metodën e punës me ta të mos perfshihen qortimet e vazhdueshme si psh: e the gabim; jo, jo e lexove shumë keq, etj, pasi kjo do të sillte mungese vlerësimi te kjo kategori dhe do ta bënte punën më të vështirë.

SHENJAT E ALARMIT
Janë disa shenja alarmi të cilat duhet ta nxisin prindin ose kujdestarin e fëmijës të kërkojë ndihmë të speciaizuar pasi ndërhyrja në moshë të hershme është gjithmonë më rezultative.
Shqetesimet e lidhura me komunikimin dhe gjuhën
• Nuk drejton vëmendje ndaj dickaje që i trëgohet
• Nuk bën ̀mirupafshim̀
• Ndonjëherë duket sikur nuk dëgjon
• Ndonjëherë duket sikur të dëgjon disa here të tjera jo
• Nuk të përgjigjt kur e thërret në emër
• Gjuha verbale është e vonuar
• Nuk i kërkon gjërat që do
• Stopim i të folurit,regres verbal
• Shqetësime që lidhen me sjelljen
• Nuk luan me lodrat si fëmijët e tjerë
• I nuhat dhe i lëpin lodrat
• Përsërit në mëyrë të vazhdueshme të njëjtin aktivitet
• Tregon një vëmendje të egzagjeruar vetëm ndaj një objekti specifik
• Fiksohet në disa detaje të imta dhe jo në tërësinë
• Rendit njëra pas tjetre objektet që i jepen
• Ecen me maja të gishtave
• Bën veprime përsëritëse me duart ose duke u lëkunduar para mbrapa
• Është i mbindjeshëm në lidhje me dia tinguj ose stimuj të tjerë
• Ka shpërthime inati pa shkas
• Është hiperaktiv, jo bashkëpunues

Strategji ndihmëse për fëmijët

Seleksionimi dhe grupimi i tingujve foljor për modifikim
Përgatitja e materialeve stimuluese (vizatimeve, objekteve, etj.) dhe e detyrave në lidhje me tingujt e caktuar në fjalë, fraza dhe fjali
Përdorimi i fjalëve (150 fjalë) me tërë tingujt e çrregulluar
Përforcimi i përgjigjeve të sakta. Përdorimi i riveprimit korrigjues (“corrective feedback”) për përgjigje të pasakta duke e dënuar me marrje të “pullave”
Ushtrimi i tingujve në nivelin e rrokjeve dhe fjalëve duke përdorur instruksionet, demonstrimet, modelimet, etj
Ushtrimi i shqiptimit të saktë të tingujve në fjali dhe në të folurit natyror
Ushtrimet në vendet e ndryshme: klasë, shtëpi, etj
Ushtrimi i anëtarëve të familjes, mësuesve dhe shokëve në përforcimin e shqiptimit të rregullt në mjediset e zakonshme
Mësimi i personit për vetë-kontroll me qëllim të shqiptimit të drejtë të tingujve
Përcjellja dhe sigurimi i trajtimit përkrahës pasi që shqiptimi i saktë dhe të folurit përgjatë bisedave të jetë nën 90% të saktësisë

*ADIONA LLUKMANI - Specialist logopediste

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013
Redaksi Online
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi