Ja draft raporti i Komisionit të jashtëm të PE-së për Shqipërinë: Mirëpritet ambicia për mbylljen e negociatave në 2027! Tejkaloni polarizimin, shqetësim presioni politik mbi gjyqësor

Ja draft raporti i Komisionit të jashtëm të PE-së për Shqipërinë: Mirëpritet ambicia për mbylljen e negociatave në 2027! Tejkaloni polarizimin, shqetësim presioni politik mbi gjyqësor

Parlamenti Europian

Shqiptarja.com siguron draft-raportin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, të hartuar nga raportuesi Andreas Schieder e të diskutuar dje (18 mars) në Komisionin e Punëve të Jashtme në PE. 

Në draft raportin e siguruar nga Shqiptarja.com thuhet se mirëpritet angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE, i cili reflekton konsensusin ndërmjet partive politike dhe mbështetje të gjerë nga qytetarët, dhe vlerëson përshtatjen e saj të plotë dhe të vazhdueshme me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe promovimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla

Gjithashtu mirëpret ambicjen e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe progresin e shpejtë të arritur vitet e fundit, veçanërisht hapjen e dy grupeve të kapitujve të negociatave në vitin 2024.

Në draft-raportin e Parlamentit Europian evidentohet rëndësia e dialogut politik, duke i bërë thirrje palëve të tejkalojnë polarizimin e vazhdueshëm mes tyre. Në draft raport insistohet në një debat konstruktiv dhe sjellje të rregullt parlamentare si aspekte kyçe të qeverisjes demokratike. Merr në konsideratë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë të korrikut 2024,  që sollën votën e diasporës por i kërkon vëmendje politikës të zbatojnë rekomandimet e OSBE në zgjedhje. 

Gjithashtu mirëpritet progresi që Shqipëria ka arritur në zbatimin e reformave të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut. Në draft raport theksohet puna kyçe e Strukturës Speciale të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të Shqipërisë në ndjekjet penale dhe dënimeve në raste të korrupsionit në nivele të larta si dhe paralajmëron për të mos dëmtuar punën e institucioneve të pavarura, si SPAK, që janë të rëndësishme për procesin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Çfarë thuhet në draft raport? 

Institucionet demokratike, media dhe shoqëria civile

Draft raporti  Insiston për rëndësinë e debatit politik konstruktiv dhe sjelljes korrekte parlamentare si aspekte kyçe të qeverisjes demokratike; ripohon përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike të Shqipërisë për të forcuar dialogun politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës dhe për të tejkaluar polarizimin politik të vazhdueshëm në vend; thekson nevojën për mbikëqyrje parlamentare më efektive, përmirësimin e funksionimit të institucioneve dhe pjesëmarrjen e dobishme të shoqërisë civile;

Merr në konsideratë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë të korrikut 2024, të cilat mundësojnë votimin jashtë vendit nga diaspora shqiptare dhe vendosin lista kandidatësh pjesërisht të hapura; insiston për nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e papërmbushura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

Vëren me shqetësim se pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të ndikohen nga mbivendosja e interesave biznesore dhe politike, mungesa e transparencës në financim dhe pronësi, intimidimi dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët; 

Përsërit nevojën për të forcuar gazetarinë hetuese, verifikimin e fakteve dhe të luftohet gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe lajmet e rreme.

Sundimi i Ligjit
Mirëpret progresin që Shqipëria ka arritur në zbatimin e reformave të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut, i cili është përmbyllur në shkallën e parë; shpreh shqetësim, megjithatë, për ndërhyrjen dhe presionin politik të vazhdueshëm mbi sistemin gjyqësor;

Thekson punën kyçe të Strukturës Speciale të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të Shqipërisë në vijimsinë e dokumentimit të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në raste të korrupsionit në nivele të larta; paralajmëron kundër minimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK.

 Vëren sfidat që lidhen me cilësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë, përfshirë numrin e lartë të vakancave gjyqësore, staf të pamjaftueshëm nëpër gjykata, cilësinë e trajnimit fillestar dhe vazhdues të gjyqtarëve, koherencën e jurisprudencës dhe mungesën e një sistemi modern të menaxhimit të çështjeve të integruar; vëren se alokimet buxhetore janë të pamjaftueshme, veçanërisht për gjykatat.

Mirëpret miratimin e legjislacionit kombëtar për t'u përafruar me acquis-in e BE-së në luftën kundër pastrimit të parave; vëren nevojën për të krijuar një zyrë të fuqishme për rikuperimin e pasurive dhe për të përmirësuar procesin e vetingut, hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit të rasteve të korrupsionit në nivele të larta, përfshirë edhe përmes sekuestrimit dhe konfiskimit përfundimtar të pasurive kriminale;

 Bën thirrje për Shqipërinë që të vazhdojë përafrimin e kuadrit të saj ligjor me acquis-in e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar; vëren emërimin e prokurorëve të tjerë në Prokurorinë Speciale si dhe krijimin e një njësie hetimore financiare; vlerëson pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacione të përbashkëta dhe bashkëpunimin në kuadër të platformës shumëdisiplinore evropiane kundër kërcënimeve kriminale (EMPACT) dhe me INTERPOL-in në luftën kundër krimit të organizuar.

Po kështu mirëpret angazhimin e Shqipërisë në zbatimin të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin integrimin në tregun e vetëm të BE-së, integrimin ekonomik rajonal, reformat thelbësore dhe mbështetje të rritur financiare;

Po kështu inkurajon autoritetet shqiptare të përmirësojnë qasjen në shërbime sociale dhe shëndetësore, veçanërisht për popullatat në nevojë; bën thirrje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtjen Sociale 2024-2030 dhe Strategjisë Kombëtare për Punësimin dhe Aftësitë 2023-2030; 

Mirëpret faktin që Shqipëria u bashkua me Zonën e Vetme të Pagesave në Euro në nëntor 2024, e cila ul kostot për qytetarët dhe bizneset dhe do të kontribuojë në integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në tregun e vetëm

Çfarë ndodh më pas?
Draft raporti është përgatitur nga Andreas Schieder, është një draft i përvitshëm i gjetjeve për Shqipërinë që nuk ka lidhje me progres raportin për integrimin, ndryshe nga sa u interpretua nga opozita dhe mediat pranë saj, të cilat i kanë raportuar gjetjet e Andreas Schieder si raport-progres, për të cilin vulos në fakt Komisioni Europian

Drafti do të shqyrtohet dhe diskutohet në Komisionin e Jashtëm dhe më pas votohet në një datë të caktuar që varet nga kalendari i komisioni dhe seancat plenare. Pas diskutimeve dhe mundësisë për amendamente, raporti kalon për votim në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Nuk ka një datë të saktë për momentin se kur mund të hidhet në votim në PE . Pas miratimit ai dërgohet në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe Komisionin Evropian për shqyrtim dhe vlerësim të mëtejshëm. 

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Shënohet viktima e 16-të e shembjes së tendës së stacionit të trenave në Novi Sad

Serbi/ Shënohet viktima e 16-të e shembjes së tendës së stacionit të trenave në Novi Sad