Ja EMRAT e 16 të arrestuarve për dhunën në protestën e opozitës

Report Tv mëson emrat e 16 personave të arrestuar nga Policia e Tiranës për dhunën në protestën e opozitës të shtunën para kryeministrisë të cilët blutë e kryeqytetit i shpallën me iniciale përmes një njoftimi zyrtar.

Në pranga ranë ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha, Sajmir Rexhepi njohur me pseudonimin "Ujku i Cërrikut", dhe protestues të tjerë të opozitës që gjatë tubimit ushtruan dhunë duke çarë disa herë kordonin e policisë para kryeministrisë, duke thyer xhamat e derës kryesore dhe duke shkatërruar kërpudhën, veprën e artit në lulishten e kryeministrisë. Mes të arrestuarve ishte edhe një 80-vjecar nga Lezha, i cili më tej u lirua pasid do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndue Fuga nga Fishta e Lezhës, të shtunën arriti që të hipte mbi skelën e vendosur në hyrjen e Kryeministrisë, teksa valëviste flamurin kuqezi duke shpallur 'fitoren'.

Të arrestuarit

Florenc Hoxha, Emnauel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Pellumb Sheluka, Veljan Dine, Ndue Tuci. Emrat e 16 te arrestuarve per protesten me 4 akuza kundershtim policesh demtim prone me dashje proteste pa leje prishke qetesis publike.

Masat e sigurisë ndaj tyre do të jepen nesër në orën 10:00 me gjyqtare Rexhina Memlika.

 

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 18/02/2019 17:28

    Denim shembullor,per rebelet,banditet dhe komandantet e tyre,si dhe te cdemtojne koker me koker leku demet qe kane bere,sepse ato jane bere me taksat e njerezve puntore te ndergjegjshem.Ata si dhe padronet e tyre jane mesuar qe te vjedhin,prishin,vrasin per 28 vjet me Sali Banditin ne krye.Kur do vije ajo dite qe Shqiperia do te shpetoje nga kjo murtaje qe e ka emerin SALI.

    Përgjigju
  • erma: 18/02/2019 14:31

    I VRAVE TI DUKE I SJELLE NE BLV, THOSHTE DIKUR SHPELLARI KM, ME KETE FORMULE KETA KANE TE DREJTE TE THONE; I HELMOVE TI SE TI I SOLLE NE BLV.

    Përgjigju
  • Hyqymeti: 18/02/2019 13:08

    Te arrestohet ministri I Rames qe dha urdher Per HEDHJE te gazit helmues

    Përgjigju
    • pjeter: 18/02/2019 20:05

      Te arrestohet Hyqymeti qe nuk ha pyke nga asnje ane.

  • Di.: 18/02/2019 12:25

    TE,arrestohen Deputetet e PD,qe dhunuan policet brenda Drejtorise se Policise se Shtetit.

    Përgjigju
  • Erti: 18/02/2019 12:07

    Denim maksimal, se nuk jan Gjo tjtr vec se huligan,80 vjc ngjitet majet kryeministrisë, mos u tutni nga mosha,nbiruc futeni xhaken,ligji tveproj iher e mire, 28 vjet vtm dhun e zjarr s'po e lejn me marr frymë vendin

    Përgjigju
    • Genti: 18/02/2019 23:09

      Erti edhe ketë kuksijanin ta fusim brenda per thyerje te etikes? Po a e di ky se cfare eshtë Etika vall?

    • Kuksjan: 18/02/2019 15:07

      Ty ti q***ha ropt mu ne pi**

  • populli: 18/02/2019 11:56

    Denim shembullore

    Përgjigju
  • WTF: 18/02/2019 11:21

    Cili nga keta ne foto lexon libra, apo degjon muzike klasike?

    Përgjigju
  • Liu: 18/02/2019 10:32

    Rrasini brenda a ka shtet apo jo denojini jepuni ate qe kerkojne

    Përgjigju
    • Elton: 18/02/2019 12:24

      Rraseni brenda atë çakallin e cerrikut t vej t haj sup se I bën mir

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori