Fshehu 1 milion dollar pasuri me burim të paligjshëm kallëzohet penalisht gjyqtarja e Gjykatës së Durrësit Shpëtime Pitaku. Pitaku është gjyqtarja që shihni në foto, për të cilën inspektoriati i deklarimit të pasurive kërkon nga Prokuroria ta hetojë për feshje pasurie, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie.

Po ashtu ILDKP kërkon nga këshilli i lartë i drejtësisë të marrë masa disiplinore për këtë gjyqtare e cila sipas inspektoriatit ka shkelur ligjin.
Por si u arrit të zbulohet kjo pasuri e gjyqtares?
ILDKP bënë me dije se “në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentash, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1 milion usd dhe për rrjedhojë subjekti Shpëtime Pitaku”.
Ndër vendimet e fundit gjyqësore të dhëna nga kjo gjyqtare dhe të kontestuara nga prokuroria ishte ai për dosjen e ish komunës Rrushbull për të cilën me vendim të Pitakut ish-kryekomunari Hysen Gashi i akuzuar për shpërdorim detyre dhe dhënie leje ndërtimi në mënyrë të paligjshme fitoi pafajsinë.
Rasti i kallëzimit penal ndaj gjyqtares nuk është i vetmi pasi nga ILDKP janë kallëzuar më parë dhe gjyqtari i Kavajës, Osman Aliu për të cilin gjykata po ashtu i dha pafajsi duke pushuar gjykimin për mungesë të elementëve të veprës penale.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com