SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka një tjetër dashuri në jetën e tij, veç Zonjës së Parë Michelle. Gruaja që ka “rrëmbyer” zemrën e shefit të Shtëpisë së Bardhë është aktorja Meryl Streep, dashurinë për të cilën Obama e shprehu hapur ndërsa i dha aktores fituese të Oscarit, “Medaljen e Lirisë”, titullin më të lartë civil të vendit.
 
“Unë e dua Meryl Streep. Burri i saj e di që unë e dua. Michelle e di gjithashtu që unë e dua Streep. Nuk mund të bëjnë asgjë për këtë fakt”, tha Obama, ndërsa salla u pushtua nga të qeshurat.
 

obama streep

obama streep

Presidenti amerikan nuk la pa veçuar edhe këngën e grupit ABBA që Streep ka kënduar në rolin e saj në Mama Mia, duke shtuar se edhe pse nuk ishte filmi i tij i preferuar, Streep i dha tjetër ngjyrim.
 
Medalja Presidenciale e Lirisë iu dha gjithashtu Stevie Wonder, Ethel Kennedy dhe Tom Brokaw.

obama streep

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)