Foshnja e lënë në stolat e morgut të QSUT-ës është një vajzë vetëm dy muajshe fëmijë i një 20 vjeçareje studente që e pati atë nga një histori dashurie e mëparshme.
Shqiptarja.com zbulon historinë e trishtë te foshnjes, fotot e të cilës tronditën dhe ngjallën reagim në rrjetet sociale. Ajo ishte fëmija i parë i Entela Sh. 20 vjeçe nga Tirana e cila banonte në një shtëpi të marrë me qera në Unazën e re, ku jetonte me një vajzë tjetër studente. Mbrëmjen e të enjtes, ajo i kishte kërkuar shoqes së saj që të kujdesj për një moment për fëmijën ndërsa ajo po futej në dush.

Sipas dëshmisë së dhënë prej dy vajzave të reja në polici, fillimisht fëmija kishte qenë duke qarë, por më pas kishte pushuar. Kur nëna e re kishte dalë nga dushi, kishte vërejtur që fëmija kishte pushuar së qari, por se trupi ishte i ftohtë ndërsa kishte konstatuar se ai ishte pa shenja jete. Kjo ka bërë që ajo të njoftonte policinë e cila nisi hetimet.
Sipas ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë foshnja, ka vdekur nga shkaqe natyrore.
Mjekët- ligjorë që kanë kryer kqyrjen e trupit të foshnjës, si dhe kanë kryer autopsinë e saj kanë konfirmuar se ajo nuk ka pasur shenja dhune. Po kështu ata kanë konfirmuar paraprakisht se dyshohet se nuk ka pasur shkaqe të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen e foshnjes. Pavarësisht kësaj mjekët ligjorë janë duke kryer analizat përkatëse për të pasur një rezultat përfundimtar për të cilin janë të nevojshme disa ditë.
Ndërkaq Ministria e Shëndetësisë reagoi në lidhje me fotot e publikuara në rrjetet sociale ku shfaqet vajza e vogël e vendosur në karriget e e një prej sallave të Institutit te Mjekësisë Ligjore.
Ky institucion deklaron se "shërbimi mjeko-ligjor nuk është nën varësisë e Ministrise së Shendetesisë". Sipas postuesve të fotos, fëmija është lënë për 15 minuta në karirget jashtë morgut, nga shoferi i ambulancës, ndërsa po sipas postuesit shoferi ka shkuar të bisedojë me infermieret.
Instituti i Mjeksisë Ligjore është në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe vendosja e fëmijës në stol është bërë nga shoferi i ambulancës, por kjo nuk justifikon aspak mënyrën jo dinjitoze të trajtimit të trupit të një fëmije pa jetë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com