UEFA, përveç vendimit për finalen e Supërkupës së Europës të vitit 2020, ka përzgjedhur edhe stadiumet që do të presin finale e Champions dhe Europa League të po këtij viti.
15 vite më pas, stadiumi “Ataturk” në Turqi do të presë një ndeshje finale të Champions League. UEFA ka bërë me dije se ky stadium i Stambollit është caktuar për organizimin e finales së turneut më të rëndësishëm në rang klubesh për sezonin 2019-20.
Stadiumi “Ataturk” kujtohet për finalen më të çmendur të Champions, Milan-Liverpool, me anglezët që rikuperuan në gjashtë minuta disavantazhin e tre golave dhe në fund fituan trofeun pas gjuajtjes së penalltive.
Ëhtë caktuar edhe stadiumi për finalen e UEFA Europa League 2019-20, që do të zhvillohet në “Arena Gdansk” në Poloni. Finalja e Championsit të femrave 2019-20 do të zhvillohet në “Austria Arena” të Vjenës.
Sa i përket vitit të ardhshëm, pra për sezonin 2018-2019, është vedosur kohë më parë për “Wanda Metropolitano” (luan ndeshjet Atletico Madrid) sa i përket Champions League, ndërsa “Olimpic Baku” të Azerbajxhanit për Europa League.