Bledi Mane: Ja ku i keni, tre doktorët e mortjes
Petri Vasili, Sali Berisha dhe Tritan Shehu
Ka kohë që avitet këtej nga ne mortja. Mori padrejtësisht një djalë 18 vjeçar e një javë pas tij i çoi në varr edhe babain. Një nënë e re 22 vjeçe lindi vajzë por nuk ia njohu dot buzëqeshjen së bijës. Mortja e mori nënën e re, vocërraken e la jetime. Në një fshat të Mirditës mortja nuk u ngop vetëm me një ymër por mori me vete nënën, babain, dy djemtë...
Nuk ngopet mortja, avitet fshatrave, qyteteve, shtëpi më shtëpi dhe spërkat miletin me gulçin e covidit. Deri tani ka mbyllur sytë e 20 mesuesve, 60 mjekëve, qindra grave e burrave. Ka mpirë ekonominë, ka tulatur njerëzimin dhe kërkon që mënxyra e pandemisë të vazhdojë pafund e të sosë çdo jetë. Mirëpo ndryshe nga gjithë dynjaja, këtu tek ne mortja nuk është e vetme. Ka ortakë, ka kolegë, ka aksionerë. Me mortjen para dhe ata pas janë dyndyr skutave dhe rrugicave duke panikosur individin e duke e yshtur të mos vaksinohet e të përpëliten sa më shpejt nga mortja. Janë tre dhe mortja katër, të katërt të zinj në çehre e në psikozë, në dëshirë e në vullnet. Për mortjen klasike nuk habitemi por drama më trishton për ata të tre, mortjet lokale.
Saliu, Tritani, Petriti me profesion mjekë dhe as më shumë e as më pak por në moshë të tretë të tre.
77 vjeç mortja e parë, 72 mortja e dytë, 63 mortja e parafundit. Tre mortjet arnautase jane 212 vjeç së bashku, 2 shekuj ymër e eksperienca pune por nuk janë pjekur e as pastruar por të kastruar përgjojnë sa shqiptarë vdesin e sa shqiptarë nuk vaksinohen, sa shqiptarë nuk mbushen me frymë e sa shqiptarë lëngojnë. E teksa shkruaj e acarohem me këta mysybetër që mushkëritë e robit i shohin si kuti votimi, më vjen tu ulëras grave që kanë në shtëpi. Si mund ta zërë gjumi Liri Berishën në krevat me një burrë që si manjak Liqeni përgjon te dera e morgut? Si mund t'ia puthë gojën Aida Shehu burrit të saj mjek që nga ajo gojë nxin fjala dhe mallkimi? Si mundet gruaja e Petrit Vasilit...më falni. Ky mortja e fundit nuk ka pasur kurrë grua në krah ndaj vjell e nxin e vjell çdo ditë derisa e vjella ti derdhet mbi surrat si bumerang!
J.GJ./a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.6%
-
Jo
38.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 2320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Kallëzoi Berishën për falsifikimin e datëlindjes, avokati Beqiri zbulon: Procedura urgjente për ndryshimin e datëlindjes së tij! Akte kriminale nga ai dhe njerëz të shtetit
13 Janar, 17:55
-
Berisha e Bardhi i ‘turren’ sërish Olsi Ramës! Pretendimi i ish-kryeministrit: Letër anonime në BKH, Olsi në foto me drejtuesin e bandës së Xibrakës
13 Janar, 13:47
-
Namir Lapardhaja: Rasti Zhukri dhe pse Berisha sokëllin për 1 nga 9 gjyqtarët e Kushtetueses
13 Janar, 13:21
-
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Hakmarrje pse votova për heqjen e imunitetit të tij te Mandatet! Të merret me hallet që ka me Drejtësinë, po mban peng PD
13 Janar, 13:18
-
'Thuhet se një nip i zotit Berisha është pronar i një trageti dhe se Gazidede përgjon deputetët', akuzat e Teodor Kekos në Kuvend
13 Janar, 13:03
-
Berisha: Jemi pro ndryshimit të Kodit vetëm për votën e Diasporës! Sulmon gjyqtaren Xhaferrllari: Të largohet, ka shkelur ligjin
13 Janar, 12:58
-
'T’ka ik hunda shtrembër, mos fol për drogë...!', Rama i përgjigjet komentuesit: Ma thyen njerëzit e katran Berishës se i kërkova dorëheqjen! (VIDEO)
12 Janar, 17:00
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
Berisha në 34 vjetorin e krijimit të PD-së në Lezhë, sfidon Ramën: Sa rri e flet me veten në makinë, hadje dalim në debat publik
12 Janar, 14:53
-
Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera
12 Janar, 12:48
-
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
12 Janar, 12:05