JA KUSH JANE GRATE QE U NDERUAN

Zonja Jozefina Topalli, me motivacione të veçanta në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për misionin e tyre, dhuroi botimin special të Kuvendit “Akteve të themelimit të shtetit shqiptar “, duke nderuar një pjesë të grave simbol të qëndresës dhe të forcës së grave shqiptare siç vetëm një grua shqiptare mund të jetë.

Tefta Tashko Koço
E para artiste lirike, e një Shqipërie qe po përpiqej te dilte nga prapambetja dhe paragjykimet mesjetare. Me zërin e saj hyjnor, dëshirën dhe vullnetin qe ky vend te rigjeje vokacionin e tij evropian, u be pionierja e pare e promovimit te vlerave te muzikës shqiptare, e shpirtit artist te kombit tone.

Lola Gjoka
E para pianiste shqiptare, e lindur, rritur dhe shkolluar ne mërgim, por që zgjodhi të kthehej ne atdhe ku ngriti nga asgjëja atë qe me vonë do të bëhej shkolla e pianos, duke qenë edhe e para pianiste koncertiste në Shqipëri me një karrierë 50 vjeçare të pandërprerë.

Marije Kraja
Soprano lirike, pioniere e muzikës dhe arsimit muzikor në Shqipëri, e cila si pedagoge që në fillim te viteve ’30, formoi traditën dhe shkollën shqiptare te një interpretimi besnik të këngës popullore.

Dr. Sabiha Kasimati
E para biologe, shkencëtare ne Shqipëri, me një aktivitet të dendur botimesh shkencore, ndër arsimtaret e para të “Institutit Femnor “Nana Mretneshe”,
Pushkatuar pa gjyq së bashku me 21 intelektuale të tjerë ne vitin 1951.

Musine Kokalari
Ndër të parat prozatore, publicistë, studiuese e psikologjise dhe zakoneve popullore, dhe sigurisht e para grua politikane ne Shqipëri, me një kontribut te shquar si profesoreshe ne Institutin Femenor “Nana Mretneshe”. Burgosur dhe internuar deri ne fund të jetës se saj nga regjimi komunist.

Drita Pelinku
E para studente e artit dramatik ne Shqipëri, regjisore, pedagoge e profesioniste e aktrimit, e cila numëron 110 role ne skenë dhe kinema, shumë prej te cilave të paharrueshme e ende sot të freskëta.

Tinka Kurti
Aktore e teatrit dhe kinematografisë e cila gjate karrierës se saj, me mjeshtëri të rrallë ka interpretuar rolin e vajzës, nënës e gruas shqiptare, ne tiparet e tyre kryesore: karakterin e fortë, njerëzor e tragjik ne të njëjtën kohe. Teatri shqiptar ne Malmo te Suedise mban emrin e saj.

Margarita Xhepa
Aktore profesioniste, e cila me mjeshtërinë e aktrimit dhe sensibilitetin qe percon, pandërprere prej me shume se 60 vjetësh ne skenën shqiptare, është një nder gratë me të cilat kinemaja shqiptare identifikohet.

Luiza Laska
Për kontributin e paçmuar e të pandërprerë ne interpretimin me mjeshtëri si askush tjetër, të karakterit e integritetit të gruas dhe nënës labe, duke u shndërruar krenarisht ne “laben” e kinematografisë shqiptare.

Roza Anagnosti
Aktore e teatrit dhe kinematografisë, e cila me elegancën, finesën, feminilitetin dhe artin e saj me shumë se kushdo tjetër i dha figurës së gruas shqiptare forcën e delikatesën njëkohësisht.

Prof. Rushen Golemi

Ndër mjeket dhe kirurget e para shqiptare, autore tekstesh dhe artikujsh shkencorë, pedagoge e fakultetit të mjekësisë për disa dekada. Ndër të paktat deputete të parlamentit shqiptar ne zgjedhjet e para pas rënies së komunizmit ne vitin ’91.

Suzana Turku
Figure e shquar e muzikologjisë sonë, dirigjentja e pare shqiptare e cila me korrin “Pax Dei” sjell me mjeshtëri tingujt e paqes e te artit shqiptar e botëror ne skenat tona.

Prof. Adelina Mazreku
E para kirurge onkologë shqiptare, me një kontribut të pazëvendësueshem ne sensibilizimin, parandalimin dhe mjekimin e tumoreve, si hartuese e programit kombëtar të luftës kundër kancerit.

Cezarina Daragjati
Ndër të parat piktore shqiptare, me një aktivitet te çmuar artistik ne vaj, kryesisht ne gjininë e peizazhit, portretit e natyrës se qete.

Kristina Koljaka
Një nder gratë me te shkolluara ne një Shqipëri ende me shumicë analfabete, skulptorja e parë shqiptare, e vlerësuar me çmim që në vitin ’42 për punimet e saj nga Akademia e Arteve ne Rome. Pedagoge pioniere e skulpturës ne Institutin e Lartë të Arteve. 7 prej veprave më të mira te saj, pasurojnë sot fondin e Galerisë Kombëtare te Arteve në Tiranë.

Androniqi Zengo

E para piktore shqiptare profesioniste me arsim të lartë, e para grua që hapi ekspozitë punimesh personale, e para ikonografe shqiptare me një kontribut të pazëvendesueshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e shpirtërore te kombit te saj. Punimet e saj vaj, janë sot një trashëgimi e vyer qe ruhet ne Galerinë Kombëtare te Arteve në Tiranë.
Nexhmije Pagarusha
E paperseritshmja, “bilbili Kosoves” sigurisht, por edhe bilbili i kenges shqiptare. Fjalet jane te teperta…

Tereza Bianku
E para grua ne biznes e filantrope e shquar qe ne shekullin 19, e cila drejtoi disa biznese tejet te suksesshme, duke arritur te jete homologia shqiptare e “Dhomes se Tregetise” se Vendikut. Gjate veprimtarise se saj per nje cerek shekulli, financoi dhe ndertoi shkolla e rruge ne qytetin e Shkodres e rrethina, duke u bere shembull i humanizmit e bamiresise se gruas shqiptare.

Marie Shaqe Shiroka (Coba)
Ndoshta e para grua shqiptare qe ndoqi universitetin per “Shkenca Politike” ne Firence qe ne fund te shekullit te 19. Sigurisht e para grua shqiptare promotore e levizjes feministe shqiptare qe ne vitin 1918, duke krijuar komitetin “Gruaja Shqiptare” te perbere nga gra te te gjitha besimeve fetare, i cili kishte per qellim te ndihmonte luftetaret shqiptare qe po perballeshin me forcat slave qe perpiqeshin te pushtonin Shkodren. Botuese e revistes “Gruja Shqyptare” ne vitin 1920, e para reviste e ketij lloji ne Shqiperi. Denuar nga regjimi komunist ne moshe te thyer si kundershtare active e tij.

Rajmonda Bulku
Eshte aktore, politikane, portret i hijshem i ekranit tone si pak te tjera,
por sot nuk e vlerojme per kete.
Sot e vleresojme per nje moment te jetes se saj,
dhe tones pashmangshmerit,
ne te cilen u be “ZERI” i te gjithave ne, i grave shqiptare, nenave dhe motrave, me thirrjen e saj njerezore ne 20 shkurt te ’91, per te ulur armet e per te ndalur vellavrasjen per “idhuj te rreme”!!!
Thirrja e saj, ne emer te te gjithave ne, pavaresisht se ku ndodheshim fizikisht ne ate moment…. na cliroi! Hapi tjeter epoke!
Faleminderit Rajmonda Bulku!

Geraldine Appony, Mbreteresha e Shqiptareve,
Ne emer te te gjithe grave te huaja, qe per hir te dashurise lane vendin e tyre dhe lidhen fatin me kete vend te mrekullueshem por te shumevuajtur, e qe megjithese prej tij moren vetem vuajtje e padrejtesi, i dhuruan pafundesisht dashuri, linden dhe rriten femije patriote te cilet i mekuan vetem me atdhedashuri.

Vace Zela
“Zeri”, “tingulli” me i bukur i kenges, i melodise shqipe, e cila talentit qe bujarisht i fali Zoti, i shtoi pa kursim, pasionin, shpirtin e saj, ne cdo korde, ne cdo note. “Zeri” qe hynte ne cdo shtepi, e ngrohte cdo zemer, me dashuri per “dashurine”, me dashuri per jeten, me dashuri per atdheun…….ne nje kohe te veshtire, kur atdheu kishte fare pak…
ose aspak per t’I ofruar…… asaj…….e secilit prej nesh!!!
Te paperseritshmes Vace Zela, me mirenjohje!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja